Kur hidhte hapat e fundit :”Nëntori i dytë”
1.
Isha student aso kohe. Kujtimi i asaj ngjarje, që lëngatën nis,çdo gjë e ndërtuar shembet dhe mbeten veç gërmadhat e një bukurie,ende më trazon.Aso kohe.
…Aty te rruga muze:”Justin Godard”, rrugë e njohur me banesa në Muradiekryesisht fasadat karakteristike të hershmërisë së qytetit historik.Një nga lagjet e vjetra historike të qytetit .
Rruga:” Justin Godard “ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare.
Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës .
Dikur kjo rrugë quhej:”Liria” rruga kryesore e qytetit.
…Lagjja e vjetër me banesa të vjetra,përmes saj rruga e vjetër që shtrihej nën ziftin e zi.
…Një turmë njerëzish, rrinin në të dy anët e rrugës.
Kurioz afrohem dhe pyes me zërin e mekur:” Çfarë prisnin aty gjithë njerëzia veshur allasoj me xhaketa të një kohe tjetër.
-Po xhirohet filmi, për ngritjen flamurit në Vlorë.
-Aha,tunda kokën duke kuptuar mesazhin e bashkëbiseduesit një thinjak i gjatë.
Prita të shihja ndonjë sekuencë të filmit, kishte kushedi sa metra kishte ecur nëpër celuloid,nderkaq nëpër bobinat .
Njerëzia bënin muhabet kot më koti dhe të gjithë ishin në pritje,të kujt askush nga të pranishmit aty se njihte as skenarin dhe s’kishte si të njihte për rrjedhojë,ngjarjet që do të xhiroheshin.
Pas një farë kohe erdhën një turmë aktorësh shqiptarë të njohur.
Bujar Lako njihej nga mustaqet. Dikush, tha se sapo kishte përfunduar një skenë te muzeu në Skelë.
Dikush tha, se ata me regjisorin Viktor Gjika sapo ishin kthyer nga Komiteti i Partisë ku kishin kërkuar ndihmë,përse askush nuk dinte gjë,mirëpo kur mungonte informacioni,
përhapej një thashethemnajë. Erdhi dikush,një fytyrë pak e njohur nga ekrani. Quhej Spiro Duni. Nuk e kisha idenë se cili ishte pozicionimi i tij,por ai shikoi turmën u ë idha në fund dhe tha:
”Po ti ku e ke xhaketën,pse nuk e ke veshur?
-Sapo erdha i thashë,kalova rastësisht këtej dhe ….Apo s’bënte një vapë rrihej më xhaketë.
Ai shkoi përballë mori një xhaketë dhe më dha .
Isha aktor,jo kurrsesi,thjesht një figurant i rastësishëm .E kisha pritur dhe ëndërruar.
2.
Më kujtohej një tjetër ndodhi.
…Aty nga vitet ’82 kur studjoja në Tiranë hipa në një autobusë mirëpo aty xhirohej filmi televiziv:”Era e ngrohtë e thellësive” i regjizorit V.Priftit.Aktorë ishte një kaçurel më motorë që priste autobuzin e Valiasit.Diku e kishin parë më duket te “Në çdo stinë”.Kurse aktori kryesor ishte Xhevdet Ferri po zbriste nga autobuzi.
Na hypën dhe zbritën nga urbani, që kthehej nga Valiasi 5-6 herë, bënim një xhiro dhe ktheheshim tek pastiçeri:”Flora”,
mirëpo kur filmi u shfaq në televizion ngase ishte një film televiziv ,rolet tona prej figuranti ndonëse qëndruan aty prej disa orësh, nuk u shfaqën kurrë në ekran.
Figurantë si ne,dukej se na kishin “asgjësuar” me gërshërët e montazhierit në kohën e montimit, në studion e të vetmit, TV Shqiptar.
…Thash :” Tani kështu më jepej rasti.
Kjo dritë, që mu shfaq gati papritur më vjen si mirazh i pritur i një ndjesie plot jetë,shkëndija yjesh nisen drejt meje duke më pushtuar krahëve të tyre,ah sa mall paskam për këtë prani, që më mbush me shpresë.
Drita e hënës më thërret tè shkrihem me të ndriçimit të pashtershëm,syve të mi hapet një strehë e vogël ku mund të struket padurimi dhe endja ime,në hapat e mi gjej ecjen e pashmangshme drejt thellësive të një oqeani tè pafund.Meditim poetësh.
3.
Erdhi dikush, që briti:”Motorr!
dhe ndërkaq u shfaqën një turmë kalorsish me kuaj ,që vinin nga hyrja e rrugës së Muradies,drejt sheshit të Flamurit.
Disa herë u stopuan dhe ndërsa rrinin e prisnin nuk kuptonin asgjë, se përse ishin kaq të gjata këto ndalesa në xhirimin e një filmi.
Skena, që pritej ishte ajo e ardhjes së Isës ,vërtetë erdhi vonë si ishte në burg-kalanë i mbyllur nga serbët, por erdhi me 300 kalorës. Në godinën e vjetër hyri një djalosh,siç dukej ishte postieri.
Dhe më pas pamë Marigon,qëndistaren e flamurit. Përtej asaj, që shihet dhe preket Marigoja e filmit ishte një vashë e bukur, nuk i kishte flokët me kosta,si në film por aktorja kur hoqi parruken u shfaq një tjetër bukuroshe, që frymon një qënie e kudondodhur,në çdo gjë është e shkrirë si pjesë përberëse e së tërës,nuk ka mbarim dhe nuk kufizohet me asgjë e vetme llojit të vet.
Marigoja edhe në film ishte emocionuese.
Në muzg ,unë doja të ikja dhe i thash Spiros se jam student,do të kthehesha në Kotë, por ai më tha do të xhironin në urën e Bratit, një skenë që bënte llaf për ardhjen e kalorësve.
Ura e Bratit, një monument kulture me harqet e saj të bukur dhe me ujët e shumtë në dimër,vërshonin nën gurët e saj ishte një mrekulli e ndërtuar nga mjeshtërit ,veç ca shekuj më parë. Spiro më tha, se nesër në mesditë do të kalonin për në Brataj,prandaj donin rreth 10 bluza me ngjyrë të kuqe.
Të nesërmen e prita aty në qendër të Kotës,i dhashë bluzat dhe ai më dha të hollat për shpenzimin e tyre. Ndërsa makinat dhe mjetet e tjera, që duheshin për filmin ngrahnin drejt rrugës së lumit të Vlorës.Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujërat shkarkohen dhe nga kjo pjesë. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.
Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit .
Kur filmi :”Nëntori i dytë”,u shfaq në ekran për ne si figurantë nuk kishte vend dhe ishte i kuptueshëm,çdo gjë që bëhej dhe xhirohej kalonte nëpër proceseve të tjera të rrepta vëzhgimi .
Jo vetëm ne ngase rastisht u gjenden figurantë, por edhe artistë të tjerë ndonëse kanë pasur role,shpesh e kanë parë veten në ekran të gjysmuar ,jo gjithçka që xhirohej nëpër bobinat e L.Konomit do të shfaqej në ekran. Rikujtoj çdo detaj të mundimeve të mia ku krahët marrin çastet,të ëmblat meditime si diell përflaken ndriçimit të tyre,por gjithsesi ato mbesin veç ca copëra të vogla të fshira në bobinat ku mbështillej celuloidi…
E nis udhëtimin tim të gjithhershëm drejt “Tokës së premtuar”,pas meje mbeten hijet e zeza të dyshimit dhe mosarritjes,i dua këto hapa të pashmangshëm, që kurrë nuk ndiejnë lodhje.
4.
Cv e filmit:
”Nëntori i dytë”.
· Kinostudio – “Shqipëria e Re”
· Vendi i Prodhimit – Shqipëri
· Viti i Prodhimit – 1982
· Gjuha – Shqip
· Regjisor – Viktor Gjika
· Skenari – Kiço Blushi & Dhimitër Shuteriqi
· Muzika – Kujtim Laro.
Kameramani- Lionel Konomi
· Aktorët kryesorë:
· Sandër Prosi…Ismail Qemali
· Reshat Arbana…Isa Boletini.
· Mario Ashiku…Shpend Dragobia.
· Sulejman Dibra…Gjenerali turk.
· Demir Hyskja…Mytesarifi.
· Bujar Lako…Luigj Gurakuqi.
· Robert Ndrenika…Hakiu.
· Petrit Malaj…Adem Boletini.
· Luan Qerimi…Sali Drenica.
· Guljelm Radoja…Lym Kepi.
· Hajrie Rondo…Gruaja e Lym Kepit.
· Ilia Shyti…Mullai i Beratit.
· Pandi Raidhi…Demir Arbana.
· Spiro Urumi…Xhaferr Bej Kadena.