Kur humbet një dashuri


Petro L. Sota

Me trishtimin në shpirt,po ikën e mërzitur,
Pa e menduar fare, se ku do të shkoje,
Të kishin lodhur mendimet, aty duke pritur,
As gjethet, që shkelje, më s’po i dëgjoje…

Toka po të dridhej, si e sëmurë nga ethet,
Por, ti ecje me lotët, që në faqe të pikonin
Ndërsa era e vjeshtës, kish rrëzuar gjethet,
Si flutura, të ç’orientuara, mendimet kalonin…

Se do ndodhte kështu, se kishje menduar,
Nuk kishte më diell, që zemrën të ngrohte,
Në qiellin me re, s’kishte asgjë të shëmtuar,
Por, kjo pamje ty, më shumë po të lodhte…

Si një shkretëtirë, gjithë horizontin shikoje,
Shpirti të ishte tharë, asgjë s’të kish mbet,
S’kish më tingujt të ëmbël, që dikur dëgjoje,
Të ngjanin, sikur qiellin, po e çanin rrufetë…

Mund të ndodh, të humbësh gjithçka në jetë,
Dhe s’mund ti zëvëndësosh, me tjetër pasuri,
Por, humbje më të madhe, s’besoj të ketë,
Kur humbet në shpirt dhe zemër, një dashuri..

About Post Author