Kur ikën një i moshuar,sikur digjet një bibliotekë!..Ardian Muça


Kur ikën një i moshuar,sikur digjet një bibliotekë!..

Kur pija kafenë në ballkon gjatë verës.

Shikoja një plak,që dilte herët në mëngjez.

Rrinte pak çaste n’ë karrige,te pragu i derës..

Pastaj merrte shkopin e ikte serbes-serbes.

*

Ecte buzagaz dhe përshëndeste kalimtarët.

Njërin me dy gishta e tjetrin me grusht.

Fliste dhe i nderonte të dy trotuarët.

Kur vinte pranë meje,sepse ndihej ngusht!

*

Një ditë e ftova gjyshin te kafeja aty pranë.

Pranoj me kënaqësi, duke më falenderuar..!

“Rrofsh more bir,që më trajton si babanë.

Kam nderë,të pi kafe me poetin e talentuar.!

*

Për ritualin e tij e pyeta si me marifet.

Çudi si i përshëndet njerzit sipas ngjyrës?!

Heshti si kalorësi,që pret ti sjellin kalin e vet.

Pastaj buzëqeshi e tjetër pamje i dha fytyrës.

*

Nê se s’mundesh,më mirë mos më thuaj.

I kërkova falje dhe nisa një tjetër muhabet…

Nuk doja që plaku të trishtohej e të vuaj.

Nxori shaminë e tij e fshiu dhimbjen e vet.

*

Që thua ti more bir,unë dal herët në mëngjes.

Dua oksigjen,dua të eci,e ta lodh plakun.

Më ke parë kur flas e njerzit i pêrshëndes?

Po dua,që ç’do tenxhere t’ì gjejë kapakun.

*

Ne more bir,u rritëm me grushtin proletarë.

E urrenim zotin,po sytë i mbanim nga qielli.

Sa keq,që ndaj njeriut u sollëm si barbarê..!

Për një fjalë goje,potkojtë ia kthyem nga dielli.

*

I buzëqesha plakut dhe e kapa për dore.

Sa bukur dinte të përshtatej si kameleoni.

Tani je i lirë gjysh,atëherë ishe në llogore.

Ç’do ditë me sjelljen tuaj,falje po kërkoni.

*

Gjatë dimrit të egër,plakun e pashë dy-tre herë.

Pranverës,trokun e shkopit,s’e kam dëgjuar!..

Nê heshtje fle rrugica,mbyllur rri cdo derë.

Në ballkon e pi kafene,me virusin e mallkuar..!

*

Që se ndimova në “luftë”,do t’i kërkoj ndjesë.

Po u gjallërua rrugicës,do t’i çoj ca fishekë.

Të dali me një nip perdore,ose ndonjë mbesë.

Kur ikën i moshuari,sikur digjet një bibliotekë..!