KUR JAM ME TY!
Kur jam me ty,nuk më larg as shiu.
Kur jam me ty,dielli dot s’më përvëlon.
Ti je si erë e lehtë,që fryn nga veriu.
Je si hëna në qiell ,që natën ndriçon !
Kur jam me ty,as rrufeja dot s’më gjen.
Kur jam me ty,dimri më bëhet pranverë.
Për mua ti je nimfa e jetës,ti je oksigjen.
Me ty,fluturoj me krahë dhe bëhem erë !
Kur jam me ty,bëhem dhe një herë djalë.
Kur jam me ty,oqeanet shëtis me këmbë.
Kur jam me ty,”Të dua”,është e vetmja fjalë.
Për ty,cicërimat e zogjve, i kthej në këngë!
Kur jam me ty,bëhem zog, e në qiell fluturoj.
Kur jam me ty, pranvera është e vetmja stinë.
Në këtë planet të pafund,veç ty të dashuroj.
Veç ti ma rrëmbeve zemrën,por dhe poezinë!
Kur jam me ty,bëhem mal i lartë,sa Himajaja.
Kur jam me ty bëhem vullkan,bëhem dragua.
Me ty,s’kanë asnjë vlerë thesaret dhe paraja.
Të them parreshtur,veç magjiken falë “Të dua “!
Kur jam me ty,është e imja,gjithë bota e tërë.
Gjithë kjo botë,është shumë e vogël para teje.
Dashuria,nga gjithë planetet,është më e gjerë.
Në çdo kapilar,që vrullshëm rrjedh ndër deje!
Pë ty ,vargjet më rendin vetë,pa u menduar.
Për ty,nuk ‘është e nevojëshme, të jesh poet !
Kur jam me ty,më flet vetë zemra e dashuruar.
Kur jam me ty dhe uji i detit, më bëhet sherbet.!