Kur jeta të mbyt me halle e derte..!
Ah moj jetë,plot halle,derte e huqe,
shikoje tavllën si e ke mbushur me duqe.
Kot na mbanë mbyllur nê karantinë.
Ne nuk dimë të vajtojmë,s’jemi kanarinë!..
*
Sa e pi cigaren, t’ë verdha i ke gishtat.
Ikën duke u kollitur,n’buzë t’shuhen bishtat.
Në mejhanen e vetmisë,mbush e zbraz kupa.
Me tavllën plot duqe,ta shpif,të zë krupa.
*
Më thuaj moj jetë, plot halle,derte e huqe,
pse m’ë tundon,si demin,me bezën e kuqe?
Me tymnaj nikotine,na pshtimi mjegulla.
Na lër t’i vendosim jetës,normalitet e rregulla.
*
Eja moj jetë,na dridh një cigare dhe mua.
Kutinë dhe llullën,po t’i lë kujtim,s’po i dua.
E di që në karantinë nuk po ta varim fare..?!
Nuk po ti puthim buzët,që ke lënë në cigare.
