Kur jetonim për të tjerët-Nexhat Nallbati


E pakuptueshme ka qënë për ne jeta !

Jetuam për të tjerët, ndrydhëm ndjenjat tona,

Brenda telave me gjemba,ndërtohej gjithçka,

Një jetë e dirigjuar dhe jetuar mbi korniza.

Idetë,mendimet dhe dëshirat kishin disa limite,

Brenda vetes i mbaje, nga rreshti dot nuk dilje,

Dikush që guxonte t’a bënte këtë punë,

Do përballej me fjalë e probleme shumë.

Kishim ëndrra por ato nuk i tregonim,

Të tjerët për to shumë do diskutonin,

Mollë e ndaluar ishte muzika e huaj,

Për ta dëgjuar atë ishe i privuar.

Për dashurinë edhe ne kishim ndjenja,

Fshehur atë e bënim, shpejt përhapej fjala,

Rehat nuk na linin, flisnin gojët e liga,

Brenda nesh kish ndrydhje, vepronte frika.

Për çiftin duhet të ishte e njëjtë biografia,

Po të ndodhte ndryshe, të ndëshkonte partia,

Ishe ajo kohë që njëlloj visheshin të gjithë,.

Vallëzonin dhe kërcenin me të njëjtën muzikë.

Brenda vetes sa gjëra kishim për të thënë !

Nuk i thoshim dot, të”vriste” një opinion i tërë..