Kur kërkohej që studenti Bujar Lako të përjashtohej…Rrëfimi i Ruzhdi Keraj


Nji e vërtet që shumë kush mundohet me kenë protagonist!

U mblodhëm tanë student e pedagoge në bibliotekën e institutit .Ma të shumtit ishin pedagogët e studentet e teatrit por ishte edhe profesor Çesku profesor Tonini dhe profesoresh Hamideja.e pak student të muzikës e piktures.

Sekretari i  partisë Sofokliu foli për problemin që ishim mbledhë për dashurin e studentit Bujar Lako të teatrit me nji studente të pianos.

Broçkolliti sa mujti për ruajtjen pastër të figurës se artisti te ri ,nuk harroj me kalu andej edhe nga lufta e klasave  dhe kërkoi që studenti Bujar Lako të përjashtohet ,këtë ceremoni kishte mendu partia me ba për ta hjeke qafë Bujarin dhe për ti shpetu nderin familjes së  vajzës.

Mu nuk po me mante vendi ,prita te ngrihet ndonji pedagog i  tij, ndonji shok i  tij  heshtje varri ,tanë kishin ule kryet.

U ngrita ,e fillova me folë ,fola aq gjatë në mbrojtje te studentit sa profesor Çesku nervoz më kapi për mange dhe me bërtit.

-Boll!

Sofokliut i ishte skuq ftyra thu se kishte pi nji oke raki dhe mi kishte ngule sytë egër dhe pa dashtë  i pëshpërita vedit .

-E hëngre.

-Ka ndonji tjetër të bilbilos si ky Keraj

-Jam unë-u ngrit Guri Kamenica.

Me Gurin gjithmonë haheshim kundërshtonim njeni tjetrin po ishim shokë të mirë.

Mbas Gurit u ndez loja ,folën shokët e ti disa pedagoge. Si përfundim partisë  i mbeti dopio gjashta në dore dhe studenti i mrekullishëm Bujar Lako u martu me te dashuren dhe mbeti në film e teatër nji nga aktoret ma të shkëlqyer të plejadës së shkëlqyer të shokëve të  tij të  kursit.

Kjo asht e vërteta!