1966-Kur kritikohej Faslli Haliti …


Gazeta Destinacioni

1.

…Të dielën në 25 dhjetor 1966, gazeta e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve  të Shqipërisë, mes faqeve të tjera  në brendinë e saj do të sillte një shkrim ,që në thelb synonte të godiste   krijimet e shumë fushave krijuese në Lushnjë  por edhe të   poetit të mirënjohur Faslli Haliti i cili përmendet për vjershën e tij. Shkrimi titullohej :”Qëndrim pa përgjegjësi” dhe shkruhej nga V.Z.

Në fillim autori i shkrimit flet për  Kongresin e pestë,që sipas autorit  theksoi edhe një herë me forcë ,që letërsia,artet edhe gjithë aktiviteti artistik të përshkohen nga fryma revolucionare   luftuaka e partisë që ato të jenë gjithnjë në radhët  e para të luftës për edukimin e punonjësve  me frymën revolucionare e patriotike  me idealet socializmit  dhe me parimet e moralit komunist,kumton autori.Ai u drejtohet me forcë organizatave të partisë dhe institucioneve  kulturore artistike  jo vetëm në qendër por edhe në rrethe , në qytete,në fshatra  e kudo sipas  autorit ato nuk kanë të bëjnë  me institucionet qendrore, po me gjithë  jetën e vendit tonë. Më poshtë theksohet se  shtypit e kulturës  të cilat luajnë një rol si vatra të përhapjes  së kulturës  në rrethe kanë përpara detyra të mëdha  e shumë të rëndësishme. Autori thekson faktin që ndryshe nga e shkuara  në qytetet tona  ku më përpara  nuk ka pasur një jetë artistike sot ka teatro,estradë një lëvizje të gjerë amatorësh. Një nga këto qytetet është Lushnja ku sëbashku me transformimet e mëdha ekonomike  e arsimore që janë bërë atje ka sot një aktivitete kultural e artistik të gjerë. Atje ka një shtëpi të mirë  kulture,ka estradë profesioniste,ka grupe amatorësh të pasionuar pas artit ,pa letërsisë,pas muzikës .Ka pranë shtëpisë së kulturës  edhe një rreth letrarë të rinj, që premtojnë. Në mes të tyre  ka nga ata që merren me poezi,që shkruan skeçe për estradë bile edhe ndonjë dramë e komedi,në një konkurs që u shpall kohët fundit në Lushnjë muarën  pjesë një shumicë nga këta të rinj në gjinitë më të ndryshme. Në këtë shkrim thekson autori nuk kemi ndërmend të bëjmë një analizë të vepra  që u paraqitën atje,ne duam të vëmë në dukje diçka tjetër. Juria  që i vlerësoi këto vepra nuk tregoi pjekurin duhur dhe vlerësoi disa           shkrime të gabuara , pa përmbajtje të shëndosh ideologjike .Midis këtyre veprave  me përmbajtje të gabuar dhe të dobëta  artistikisht ishin një cikël me vjersha i letrarit të ri Faslli Haliti,një dramë e titulluar:”Myzeqeja”,një komedi  e ndonjë vepër tjetër, në ciklin me vjersha të Faslli Halitit ,njëra nga vjershat  titullohet:’kundër shterpëve”.Duk ju drejtuar “zogjve shtegtarë “,ai shkruan:

Ju në dimër atdheun e lini

Ju atdheun e lini në shi

Pas pranverës vraponi brithni

Pas pranverave kokën lini…

Autori  në këtë vjershë ka dashur të shprehet në mënyrë  simbolike dhe vetëm kështu mund të merren vargjet  e tij. Prandaj lind pyetja :cilët qenkan këta njerëz  që e lënkan atdheun në dimër e në shi dhe na lënkan kokën pas pranverave?Kjo nuk përbënë problem për jetën tonë. Dhe poezia jonë nuk ka sepse të merret  me tema të tilla. Vjersha është e errtë dhe e gabuar politikisht .Me këtë rast duhet të kritikojmë  edhe gazetën:”Drita”, që e ka botuar vjershën e F.Halitit në gushtë të këtij viti…

2.

…Edhe në disa raste, citon autori i shkrimit,vihet re një trajtim jo politik   i temave  si dhe me nivel të dobët artistik kështu në skeçin:”Përgjegjësi i vatrës së kulturës” përshkruhet një njeri i shthurur që s’bënë  tjetër   veçse me fizarmonikë në krahë breth pas vajzave  të fshatit  kurse në dramën :’Myzeqeja” flitet për çdo gjë  por jo për partinë ,që e çliroi fshatarin nga varfëria dhe robëria e beut për rolin e saj  në transformimin socialist  të Myzeqesë, sigurisht këto gabime nuk janë të rastit .ato tregojnë se  në disa anëtarë të rrethit letrar të shtëpisë së kulturës Lushnjë  ka paqartësi  se ata nuk janë edukuar  si duhet me ideologjinë e partisë,nuk janë formuar  akoma si letrarë  militantë të devotshëm për të pasqyruar  në veprat e tyre  realitetin e ditëve tona,se ata kanë të meta  në formimin artistik të tyre. Në Lushnjë ka disa  edhe disa shkrimtarë e Artistë profesionistë të cilët kanë shkruar  e punojnë nën bazë,në krye të shtëpisë  së kulturës ndodhet shkrimtari Razi Brahimi,i cili kryesonte edhe jurinë që përmendëm .Ai jo vetëm që nuk i dënoi këto vepra,nuk i hodhi poshtë si të pavlefshme dhe të padenja por,ai nuk u ka dhënë as ndihmën e duhur letrarëve të rinj në kapjen e temave  dhe trajtimin e tyre për të pasqyruar në artë  gjithë këtë patos revolucionar që ka shpërthyer anë e mbanë vendit tonë,gjithë heroikën e ditëve tona duke i lënë të merren me vogëlsira ,të shkruajnë gjëra banale e të rëndomta. Si rrjedhim i këtyre të metave në një kur duhet luftuar për një artë revolucionar dhe aktual ne repertorin e estradës së Lushnjës  gjejnë vend  poezi ose këngë me një përmbajtje  krejt të huaj për ideologjinë tonë. Aktiviteti letrarë artistik në Lushnjë  është kufizuar në një numër të vogël njerëzish. Skeçet e estradës i shkruajnë dy tre njerëz të cilët kanë vënë  monopolin në punën letrare. A thua nuk ka njerëz të tjerë  që mund të aktivizohen në punët e krijimtarisë popullore?Shkrimi vijon më tej duke thënë se në Lushnjë ka dy gjimnaze,një në Krutje dhe një në qytet ku punojnë me dhjetëra pedagogë midis të cilëve edhe pedagogë të letërsisë djem e vajza të zot të formuara të cilët të cilët mund të kontribuonin  shumë në lëvizjen amatore,ka inxhinierë,agronomë, e intelektualë të tjerë por gjithë kjo mas është lënë në harresë dhe nuk aktivizohet. Lëvizja amatore nuk është qëllim nën vetvete. Ajo presupozon,që letërsia,arti ,kultura të bëhen të masave. Nuk është puna që nga një rreth letrarë të kërkosh vepra të përsosura. Por rastet që përendem na bëjnë të besojmë se në veprimtarin e shtëpisë së kulturës janë parë gjërat jo gjithnjë në syrin politik dhe se puna e rrethit letrar nuk është parë nga afër. Aktiviteti kultural në rreth nuk është një çështje e thjeshtë as një zbavitje. Ajo është para së gjithash punë politike, dhe ideologjike që luan rol të madh ne mobilizimin e masave  për ndërtimin e socializmit dhe ne edukimin  me frymën dhe ideologjinë e partisë. Prandaj duhet udhëhequr e drejtuar mirë duke pasur në radhë të parë pas përmbajtjes ideopolitike të krijimtarisë.

About Post Author