Kur lexoj poezitë e Dritëroit-Vilson Mersinllari


—————————————–

Kur lexoj herë,herë poezitë e Dritëroit

futem thellë mes vargjesh,në imagjinatë

sikur eci me vargjet,arave të Devollit

sikur ngjitem në majë të malit të thatë.

Kur lexoj edhe shpesh,poezitë e Dritëroit

i bie Devollit,për mes livadheve dhe arave

jam bashkë me të,kur mbush trastën me dhe

e çon i madhi Dritëro,tek lidhja e shkrimtarëve.

Kur lexoj vargjet brilante të Dritëroit

gjendem në çdo cep të vëndit,me imagjinatë

ndodhem në male,fusha,anës lumit dhe prroit

gjendem nëpër këneta dhe rrugëve tërë baltë.

Kur lexoj poezitë e të madhit Dritëro

sikur jam me të çdo ditë,dimër dhe behar

vargjet më çojnë larg,tutje në Stamboll

kur hyn brënda në një dyqan,tek një -poçar-.

Sikur jam me të për të blerë një vazo

kur i bie nga dora,i thyet gabimisht

ze gërthet poçari sa kishte në kokët

dhe e shan Dritëroin,në gjuhën Turqisht.

Menjëherë Dritëroi të sharën ja ktheu

në gjuhën tonë shqip poçarin ai shau

porsa dëgjoi sharjen,në gjuhën shqip

poçari e përqafoi dhe me dënesë ai qau.

Kur lexoj vargjet e trishta për një person

kur rruante mjekrën,me gjak se bënte briskun

vjen një ditë sh’ndërrohet në njeri mostër

mu në prag të derës tij,vret me thikë mikun.