Kur lexuesi të befason… Zija Çela


Marrë nga Facebook i shkrimtarit Zija Çela

Diçka më pak barkut për diçka më tepër shpirtit.

Dhe nisa ta lexoja letrën, të tillë po e cilësoj, që i panjohuri për mua sapo ma kishte dërguar:

“Pershēndetje, mjeshtër i letrave shqipe! Këto libra më erdhēn nga Tetova. Edhe pse larg njëri-tjetrit jetojmē, por me anë të librave komunikojmë dhe njëri-tjetrin nuk e harrojmē, sepse kështu edhe më shumë e njohim.

Njē befasi e kēndshme nga ana juaj që më shkruani në kētë të diel të mërzitshme në shtetin Helvetik, ku jetoj nga 14-03-1987. Ndjehem i privilegjuar kur më shkruan një personalitet i madh siç jeni ju. Jam me ju qysh në vitet 90-të me romanin “Gjaku i dallëndyshes”, pastaj ju kam ndjekur në vijim.

Me libra mē furnizon libraria “Nobel” në Tetovë, unē bëj porosi dhe libraria m’i dërgon në Zvicër. E nisa leximin menjëhere me “Pilisama selfie”, romanin tuaj të ri dhe ja faqja ku kam arritur.

Tashmë gati e kam krejt krijimtarinē tuaj nē bibliotekën time medeste. Me njē fjalē, ju adhuroj dhe ju ndjek hap pas hapi.

Mos e teproj, por edhe një fjalë po e them: O Zija Çela, ta kam lakmi imagjinatën e bujshme! Kjo është dhuratë e Zotit, se nuk e ka çdokush.”

Musa Osmani, i shtrenjti mik!

Me emocioneve me tekstin, fotot dhe miresinë tënde. Etja jote për lexim e komunikim është shembullore. Një pasion i shendetshem, që do të deshiroja të bëhej “epidemik” në mbarë kombin tonë. Po shoh se tash që janë te mundshme të gjitha rrugët për qarkullimin e librit, e ke zgjidhur pa ngurrim paradigmën diçka më pak barkut për diçka më tepër shpirtit. Kjo më kujton edhe një kampione tjetër të leximit po nga Tetova, zonjën Merita Abszi.

Mesova se ke kryer studimet universitare në Prishtinë dhe se je autor i dy librave me poezi. E kështu, kam gjithashtu edhe ndjesë ndaj teje. Ndjesën se më parë asnjëherë nuk të kisha komentuar, as kisha lexuar ndonjë varg prej teje, madje as si emër nuk kishe ardhur ende në kujtesen time, derisa befas u shfaqe në messengjerin tim. Pash Zotin, a më fal?

Me zemër të pershendes e të përqafoj nga Tirana, lexues model.