Kur mbi qytet te bjerë ylberi
Kur mbi qytet te bjer ylberi
Mbi hark te tij do te rreshqas
Me mijera puthje prej kurbeti
Ndan rrapit ku mbushnim shtemben
Me uji te ftohte e te kristalt
E detit i degjonim kengen
Neper jehonen percjell me dallg.
Po vall….. ku do te mbeshtetet ?!
Ylberi me te shtate ngjyrat ?!
Pasi u dergj rrapi po tretet !
Burrimi rrjedh rrenjve te tija.
Ndane bregut ku klithin pulbardhat
Pas peshkarexhes per ushqim
Ku ndahet rera e bardhe nga vala
Ky shpirte kerkon te jete I lire .
Kur mbi qytete te bjere ylberi
Do lamburis kjo nate e zeze
Puthjet e mallit do ti tresin
Kemishen e zeze qe mbane vesh
Do çel e bardha margarit
Dhe nese stine e saj s’ka ardh
Do shkrijne akujt ne Antraktid
Bota e fjetur do te jete rringjall.
Kur mbi qytet te bjere ylberi
Mbi te do rreshqas shpirtin tim
Te thithi jodin tek prek bregun
Nen neonet e bardhe qe ndrine.
Kjo bote… jo… s’do t’kete ndryshuar
Vec pallatesh te larte qe ngre
Qyteti ime eshte zbukuruar
Tek madherishem ngrihet mbi re .
Kur mbi qytete te bjere ylberi
Me lote malli pluherin do laj
Qe te shkelqej perjete ,sa dielli
Ky diamante qe shpirtit mbaj .
| Elisabeta Gockaj I