Kur mbin fara e traditës së mjeshtërisë artizanale-Nga Panajot   Boli


Nga Panajot Boli

Gjithmonë profesori im i folklorit kur emocionohej ndalonte për një moment komentin    dhe thoshte”S’ka si gjeniu popull”Nuk do ta iperbolizoja, ky zë i profesorit më tingëllon në vesh kur jam përpara stendave të punimeve artizanale të motrave Ardita dhe Androniqi Koçollari në Gjirokastër.Një mrekulli.Tek shikon duart e tyre të brishta, sytë e tyre endërrues me krijime fantastike, të ideuara vetë, entusiazmohesh. Duar mjeshtrash të bëkuara që krijojnë gjera kaq të bukura, me fantazi si dhe finesë në punime të imta dhe interesante.Ato dy vajza, dy motra sikur kanë lindur të plotësojnë njera-tjetrën.Kur ua thua, ato buzëqeshin. Shikon duart e tyre të njoma dhe mëndon se janë ato duar që kapin pincat,çekiçin tek petëzojnë metalet,se si dinë të bëjnë punë kaq të imta, si orëndreqësit,dhe nxjerrin stolira aq të shkelqyera e admiruese.

Le ta nisim në atë që donim të thoshnim që në titull. Stërgjysherit dhe gjyshërit e motrave Koçollari kanë qenë mjeshtra të punimit të gurit në Gjirokastër e në rrethin e saj.T’i japëesh shpirt dhe bukuri gurit, do mjeshtëri dhe talent. Dhe ata e klishin në gen, ishin artistë të gurit.Edhe gjyshet , dhe gratë e fisit të tyre, ishin duarartë në punime të dorës , qendisje,në qilimat fantastikë në tezgjah që zbukuronin shtëpitë e tyre arhonde në Gjirokastër.S’kish si të mos binte kjo farë në endrrat dhe deshirat e Arditës dhe Androniqit.Androniqi na thotë se që të vogla    na kishte pelqyer të krijonim, krijime me dorë, riciklime,të fantazonim.Ndofta me këto ”lodra” ka filluar të mbijë endrra dhe pasioni për të krijuar    edhe vetë stolira.Të dyja motrat ushqyen deshirat dhe pasionin njera-tjetrës.Hapat e para ishin të ndrojtura, por ama këmbëngulese.”Punonim për qejfin tonë, për vete, dhe për rrethin e ngushtë familjar.Ata që i shihnin ,    i pelqenin, bile na porositnin t’u bënim    edhe atyre. Kjo na jipte bësim dhe kurajo, se diçka    të mirë bënim” Ato përdoren veglat e burrave të shtëpisë,kokën e varesë për petëzimin e metaleve, pincat, çekiçët, mbledhje e gurëve të çmuar. Studionin mitologjinë, veshjet e stoli të të vjetërve. Skiconin, diskutonin. Punë e lodhshme. Hë, se harrova..bllokun e tyre të pandarë. ”Duke punuar-thotë Ardita-na lind një ide. Vrap të blloku ta skicojmë. I them idenë motrës. E diskutojmë. Pastaj në zbatim na lind ndonjë ide tjetër. E ripunojmë”

Sprova e parë për motrat Koçollari erdhi.Ato u paraqiten për herë të parë në Panairin e Suvenreve në Gjirokastër në 2015 ”Kishim shumë emocione -thotë Androniqi- do të ballafaqoheshim me publikun. Ishte një sfidë. Stenda jonë u bë shpejt terheqese për vëndasit e turistat e huaj.. Kjo na dha shumë bësim e kurajo të vazhdonim me entusiastë    synimet dhe projektet tona në të ardhmen’’. Ato që kuptuam nga biseda me to, ishte se ato duan të krijonë diçka të re, të bukur, interesante dhe të pelqyeshme,siç thonë ato, krijime shpirti.Ardita thotë se fjala bizhutëri i ngjan një fjalë të ftohtë , të thatë, se janë prodhime industriale pa shpirt.kinezeri, shton duke qeshur.’’Mua më pelqen ta them stoli artizanale’’.

Edhe kur marrim porosi -shton Androniqi- ne mundohemi të japim sugjerime, me një fjalë një bashkëpunim me klientët që ato të dalin sa më të bukura. Përvç bllokut të madh të skicave, ato kanë krijuar një fond të madh fotografish me punimet e tyre.Dhe e bukura ? Çdo punimi i venë një emërtim. E vetem këtu nuk bien ndonjeherë dakord se    sejcila i vë një emërtim të saj që i pelqen.. Ka mbirë talenti në duart e tyre të arta, Se fara e talentit i traditës që patjetër do të mbijë. Ka mbirë në pasionin dhe endrrat e ketyre dy motrave .E ato janë pjesë e artistit të madh popull

Me kënaqësi të veçantë-thonë- presim Panairin e 12 -të të Suvenireve në Sarandë në shetitoren anës detit, që është më i bukuri që zhvillohet në mbarë vendi nga AJMMI dhe e mbeshtetur nga Bashkia e Saranmdës