Kur mbushje ujë në krua-Blerta Basha


Blerta Basha

Kur mbushje ujë në krua me shtatin lart si selvi,

Flokët supeve lëshuar mendjen seç ma more ti.

Eja pranë moj sorkadhe të marr në kraharorin tim

dogjën flakët e mallit të shuaj këtë dashuri .

Copat e shpirtit të ndjekin hapat, kur në rrugë ti kalon,

Ti më je si një dallëndyshe që folenë vet e ndërton.

Më jep pak ujë nga dora jote se kam shumë etje

Moj princesh,

Të t’i puth të dyja duart dhe kroi te buzëqesh.

Sa i ëmbë qënka uji kur ti qerpikun tund si qershi,

Në dritën tënde të syrit shoh gjithë botën time aty.

Buza jote si trëndafili më ka marr zemren time,

Vetulla si një ylber harkuar sa shumë të paska hije.

Dhe kroi ka ngel pa fjalë nga bukuria e shpirtit tënd,

Dhe gjinkallat këndojne ëmbël se ti veç gëzim dhuronë…

Tunde shtatin moj kanarinë tunde se te ka lezet,

Kur mbushje ujë në krua mendjen ma more vërtetë.

Në krua nga uji i ftohte.!!

Në krua nga uji i ftohte.!!