Kur më mungon… Floriri Z Petra


Ah moj më e Mira

sa më ke munguar

Ngele për mua në vite

një yll duke u djegur

apo i pa shuar..

Vij këtij mëngjesi

dhe pse ndodhem larg,

Dita sapo ka aguar

me rezet e diellit,

qiell dhe tokë ndriçuar

me ty të ndjehem pranë..

…Buqetë me lule trëndafili,

të sjell, lëshuar në ato duar

Aromën joshëse kundërmuar

ditën për ta zbukuruar..

Krenohem me një vajzë si ty

më lejo sa mundem, ti lexoj

apo ti puth ata sy..!!

Kur më mungon,

zemra e di si tingëllon

si një radio e prishur

apo pllakë gramafon..

Kur shpirti vuan,

vallë a e kupton..!?