Monumenti i “5 Heronjve të Vigut” në kujtim të heronjve të popullit Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda, me një bazament të lartë rreth katër metra dhe figura rreth gjashtë metra i larë në bronz, qëndroi për vite në një nga sheshet e qendrës së qytetit të Shkodrës, i rrethuar nga ndërtesat e Radio Shkodrës, Teatrit “Migjeni” dhe Hotel Turizmit “Rozafa”. Tani monumenti është vendosur pranë “Varrezave të Dëshmorëve” të Shkodrës. Monumenti “5 Heronjtë e Vigut” u ndërtua nga skulptori Shaban Hadëri.



