Kur po shoh “ artistë të penës” duke gënjyer-Violeta Kadriu


Violeta Kadriu

Kur po shoh “ artistë të penës” u thënçin,

teksa me intriga e gënjeshtra u bënë horë,

çuditërisht nga frika e sëmundjes së tyre,

dhe në shpirtin tim po “ reshë borë”.

Po pyes veten” A ta heq këtë emër apo ta mbaj”,

gjerësa marrëzitë e disave prej tyre,

as oqeani s’ po mund t’ i lajë?

Apo të tillët se ç’ është hora,

nuk e dallojnë, me te janë lind e rritë,

e të drejtëve në këtë rrugëtim magjik,

çdoherë u kanë vënë pritë.

Në këtë kohë të pakohë,

të të tillë “ zuzarëve” që po jetojmë,

Zot, na mbro nga virus i tyre,

na dëfto rrugë nga të shpëtojmë!

VIOLETA KADRIU, Shkurt, 2024, Podujevë

Në këtë kohë të pakohë,

të të tillë “ zuzarëve” që po jetojmë,

Zot, na mbro nga virus i tyre,

na dëfto rrugë nga të shpëtojmë!…Violeta Kadriu