Kur putha jetën!-Ardi Omeri

KUR PUTHA JETËN!
Një portret mu ngulit në mendje,
Nga ato të rrallët, nga ato pa çmim!
Një heshtje e çmendur por e këndshme,
Që do ti japësh jetë me padurim…
Një qenie, si një nga të shtatë mrekullitë,
Si një mermer skalitur mijëra vjet më parë.
Atëherë kur të shumta ishin perënditë,
dhe poetet i këndonin secilës me radhë…
Kërkova në mijëra vargje emrin e saj,
Kërkova më kot në të gjitha enciklopeditë.
Atëherë kjo kryevepër akoma s’ish bërë,
O ndoshta fshehur e mbanin vetë perënditë!
Një krijesë që flet shumë edhe në heshtje,
Një Pikaso në Mone’ me gojë Modigliani.
Një roman aventure i Zhyl Vernit,
Apo mbijetese krenarie e një Indiani…
Një qenie njerëzore, një femër e bukur,
Në pamje e heshtur me dy vijëza në ballë.
Nga të paktët njerëz që s’jeton për tu dukur,
Që në Luvër do të ishte një koleksion i rrallë!
Po mua përse sytë më mbetën aty,
Përse në qenie të denja për një Perëndi!?
Ç’të bëj, jam një i mjerë poet i marrë,
që edhe hyjnoreve u këndoj poezi…
Si dija as emrin, as nga vinte e ku shkonte,
kur portretit në fillim, kërkova ti jap jetë…
E putha, mu dridh shpirti dhe pyeta perënditë,
Çuditërisht emrin e Saj se dinin as ato vetë!
Kuptova,- Kisha puthur krijesën e parë në jetë!