Kur shëtis në grykë të Kuçit-Gina Kapaj Xhaferaj


Kur shëtis në grykë të Kuçit

Kur shëtis në grykat labe

Bëhem vajzë me gërsheta.

Bëhem flutur që hedh valle

Bëhem lulja te buqeta .

Grykë e Kuçit më jep dehje

Me një fllad që vjen nga mali

Nëpër grykat era tretet

Si stërkala shatërvani.

Kur prek udhë progonati.

Bëhem lisë e Bëhem pishë.

Sa fuqi më marrka shtati

Syri ndizet si shkëndijë .

Ku ta gjejë mikun e largët

Dorë më dorë e hap më hap

Pranë sofrës,prag më prag

Bëhem zog e pulëbardhë.

Këtu s’ka dyer dogane

Këtu zoti ka shtëpinë

E hedh hapin si sorkadhe

Marr në zemrër kaltërsinë.

Këtu mali i puth yjet

Kënga bëhet shufër ari

Sofra paska këngë urime

Pikëlon vesa te bari.