Kur shkoje në krua-Bilbil Murataj


Mike kur shkoje në krua,

Aman, moj mike,

Me ato nazet e tua,

Aman moj mike ,

Seç m’i more mendtë mua

Aman moj mike,

Më ecje në majë të thoit,

Aman moj mike ,

Do ndajmë bashkë ujët e kroit,

Aman moj mike ,

Do ta ndajmë, se s’është punë,

Aman moj mike ,

Më shumë ti e më pak unë,

Aman moj mike ,

Dhe po nuk ka ujë në krua,

Aman moj mike ,

Mbushe me lotët e tua,

Aman moj mike ,

Të më shuash etjen mua,

Aman moj mike ,

Mike moj, më rëntë pika,

Aman moj mike ,

Desh të trëmbja e të godita,

Aman moj mike ,

Nuk besoj se të mërzita …

Aman moj mike .