Kur shpirti merr ngjyrë gri-Eralda Cuko


Eralda Cuko

Kur shpirti merr ngjyrë gri

Si një hije e zezë e errët kjo botë ,

me kohën që ecën e dot se ndalë…

Humbur në terr mardhur në të ftohtë,

një lot derdhur faqeve ,pse vallë???

Në hije më mbajnë kujtimet që vijnë varg,

duan të shuajnë mallin si zjarri në shi…

Një heshtje pushton e tretë për së gjallë,

si plagë në shpirt vetmia strukur rri…

Ëndrrat rrëzohen si gjethet në vjeshtë ,

ngjyrat zhduken shpirti bëhet gri…

Zëri meket gjithçka mbetet hesht,

si drita që shuhet plot melankoli…

Zemra merr cegëm nga dimri që mardh,

me të ftohtën stinë ku malli veç rritet…

Kujtimet më përhumbin më shpien larg,

ky varg kaq i trishtë vjen e më avitet…