Kur s’më shikon në sy-Vladmir Muça


Për të gjithë ATA që i dua dhe më duan në rrugëtimin tim letrarë

Vladmir Muça

KUR S’MË SHIKON NË SY

Shumë herë,

Kur ndahemi në orët e vona

Numëroj çastet e shikimëve.

Të shikoj kur ecën kokulur

E hapat e tua numëron me sy.

Të shikoj teksa largohesh,

Meskiniteti të ka mbërthyer

Mëndje e sy.

Më shkon mëndja tek ato personazhe

Që si Gopseku s’gopen, si Ty.

Ti ecën…

Shikon veç hijen tënde,

Fjalët me te i mat,

Ndoshta një dhelpër ziliqare

Bishtin ka fshirë

Tek ty në monopat.

I PA NDJESHËM

Ata pranë meje

Zhgënjyes

Në tonet e rikthyera të tingullit tim;

Zhytur në gjëmimin

E ëndrrës time të largët.

Një dërdëllisje që të vret shpirtin,

Popull i pa ndjeshëm,

Me krahët e ëndrrave në tjetër orë.

Pasqyrë në thellësi,

Tjetër frymë vdekatare.

Mes një tjetër dëshire,

Një tjetër kënaqësi verbale.

ZOT SHKRIMI

(Si replikë me librin diçital)

Ngado ku të hedhësh syrin

Si perendi gjallon simboli i shkrimit.

Syri mbetet në gjurmën e tijë

Si rreze drite në dritare agimi,

Si pavdeksia në prehistorike

Në gëdhëndje shkëmbi.

Se natyra e shkrimi janë një,

Nga gjurmë e shkëmbit,

Plloçat e pjekura të baltës

Me dhjetëra porosi të Perëndisë,

Pergamena faraonike

Lëkura bagëtish,

Ofsejte moderne

Si himne të Zotit njeri,

Me lavdinë e simbolit të pavdeksisë,

Të Zot Shkrimit.

Nga libri mbi”Flatra vargjesh”

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 38

Të gjitha reagimet:

2Iliaz Bobaj dhe 1 tjetër