A ka lumturi më të madhe ,kur takohesh me një artiste te Madhe si ,Hajrie Rondo dhe të bëhesh mike familjare ?! Unë e quaj fat .Djali im i madh ,Neritani ,pēr të mbrojtur diplomën në Romë në degën regjsurë ,mori një temë nga aktualiteti i diktaturës Realizoi një film me metrazh të shkurtër .Në rolet kryesore ishin : Hajrie Rondo, Kristaq Skrami ,Ilirjan Ali ,Qirjako Sava etj. Artistja Hajrie më futi edhe mua në rol si partner të saj. Kjo lindi miqësinë tonë pasi i dhurova librin tim poetik ” Ëndrrat e trëndafilit” . Respekti i kēsaj grueje fisnike meriton një roman si artiste. Banonim në Llakatund, kur xhirohej filmi.Në pragun e vitit të Ri më vjen një kartolinë shkruar me dorën e saj .
POETIT TË HUMBËTIRËS
Me gropa e gunga si kurriz deveje ,
Rruga m’u duk litar i gjatë,
Ç’mu shfaq tronditës ai peizazh migjenian,
Ajo humbëtirë e pafund, e pamatë.
Në atë humbëtirë jetonte Ai
E thurte shpirt e thurte jetë,
Atje gjetëm bujari e mirësi,
Atje gjetëm dashuri, gjetëm poetë…
Hajrie Rondo , 31 gusht, 2005.
Në shënjë respekti ,në pērmbledhjen time poetike me titull ” LIRIKA” e kam vënë parathënie , duke i bērë edhe kushtimin tim me titull:
” MUZA E NJË KARTOLINE”
( Artistes së shquar Hajrie Rondo )
Mikeshë e shpirtrave princërore
të sëmurin sigurisht e çojnë pēr kurim,
por fjala juaj familjare e fisnore
çdokujt i sjell ilaç ekstra pēr mjekim .
Këtu në humbëtirë më dhe aq shumë ,
sa muza gjumashe u çua si e marrë,
sigurisht që vargjet të zbresin si lumë
me forcën e ujëvarës Niagarë.
Në art belin thellë kemi pēr ta ngulur,
kēmbëzbathur mbi hekur ku kullon gjak,
ecim me dinjitet të papërulur
në botën koprace që na jep aq pak .
I PAHARRUAR KUJTIMI I ARTISTES SË MADHE !