Kur të dalë hëna-Bilbil Murataj

KUR TË DALË HËNA
Kur të dalë hëna,
Do dal edhe unë,
Të dalësh dhe ti,
@
Se rrezet e hënës
Do jenë midis nesh,
Çudi mos të duket,
Kanë sy dhe veshë
@
Ato s’dinë të flasin,
Por dinë të dëgjojnë,
Se rrezet e hënës
Me shpirt rrezatojnë
@
Nuk flasin me gojë,
As me isharete,
Të gjitha çfarë shohin,
I mbajnë për vete
@
Ato që sheh hëna
I shikon dhe dielli,
Nuk i di as toka,
Nuk i di as qielli
@
Ndën rrezet e diellit,
Ndën rrezet e hënës,
Shfaqet dashuria,
E ëmbla e së ëmblës
@
Ndaj kur të dalë hëna
Dalim unë e ti,
Ç’kuptim do kish jeta
Vallë pa dashuri?
@ Copyright 2023
Të gjitha të drejtat – autori