KUR TË GJEJ NË GJUMË-Lumo Kolleshi


Lirikë nga libri “Mbahem te një fije bari”

Dhe të gjej qepallëlidhur me qerpikët ngatërruar,

vjen frikë ta cënoj atë gjumë të shenjtëruar.

S’mundem dot e bie në ngasje e buzët nuk i mbaj dot

Si një gur në rrukullimë thellë një honi të pamort.

Ti përbrenda vetëtimthi ke një zgjim që s’gjumëron,

Veç ngadalë e mrekullisht me pranverë më pushton.