Brixhilda Dede

KUR TË MË TAKOSH
Nuk xhelozoj të kaluarën tënde.
Eja dhe me hije femrash nga pas.
Me mendimet që brenga të krijonin vitesh.
Me lotët që dashuritë e shkuara të lanë.
Kur të dy, ti ngjitemi majës më të lartë,
tek fole e vjetër e rrogozi me kashtë.
Qiejt, do të kapësh me dorë.
E prej aty, s’ do të duash të zbresësh prapë.
Brixhilda Dede @= 2023