Kur të pashë për herë të parë-Leonard Pipa


Kur të pashë për herë të parë,

rashë si lis i prerë i zgjoit,

Gjithë livadhet me nektar

s’të vinin tek maja e thoit!

S’të vinte tek maje i gishtit asnjë flutur dehur blirit,

Si diell vetëm ti ndriçon në gjithë lulet e Epirit…

As hyjnorja Afërditë që fle lart në bri të qiellit,

Jo jo…ty nuk të afrohet hiç në brishtësi të belit.

Aroma e manushaqes që rrënqeth kokrriza prillin,

Flladit tënd ngushëllohet sa ta vështroj vjedhtas gjirin…