Sa e pështirë qenka dynjaja,
Ku i pari se pyet të dytin,
Pa menduar e thotë fjalën,
Dallgë, dallgë qenka jeta,
Herë diell, herë fotunë,
N’çengel varur e vërteta,
I përhumbur mbetesh pa gjumë.
Është një libër i pa botuar,
Fletët e tij s’kanë të sosur,
Rrjedh si ujvarë gurgulluar,
Ndjehesh si një dallëndyshe e plagosur.
Sa andej, këndej shtegton,
Në faj ndjehesh ku ke gabuar,
Plagët lehtë nuk i shëron,
As me melhem, as i kuruar.
Vese, vese kjo dynja,
Ku i pari se pyet të dytin,
Ta këshillosh si mjek bela,
Se ta pret fjalën pa t’pyetur.
Kur mërzia fle me ty,
Bëhesh një në atë llogore,
Nuk ke gjumë fare në sy,
I drobitur rri në qoshe.
Kur të prishet juveniri,
E ke humb bashka davanë,
Qetësues një zë bilbili,
Të sjell në mendje gjithë dynjanë.
