Kur të vish…Elvira Zeneli


KUR TË VISH…

Nesër

Kur ti të vish,

Dashuria do dalë nga legjenda e

Një gjysmëvalleje të harruar e

Do do nisë sërish të kërcejë.

Erërat do ta përkundin,

Bashkë me zogun në degën e frashërit

Ku tokës plandosen gjethet e thara.

Etjen do ta shuajë

Me gotën e nektarit,

Mbledhur nga lulet e sapoçelura

Në kopshtin e syve të dashuruar.

Jeta do ripërtërihet

Në duhmën e dashurisë së etur,

Për t’u mbyllur sërish

Në një elegji të harruar…!