Kur terri i natës nis të bjerë…Eralda Cuko


Kur nis të bjerë ky terr i natës

dhe shpirtin tim e mardh ngadalë…

Gjithçka m’rrethon e skëterron…

bukurën ëndërr seç ma ndal…

Aty mërzia thellë m’kaplon

jo s’më lejon as frymë te marr…

Me shpirt rropatem ta dëbojë,

të ikë ,të shkojë diku shumë larg…

Edhe pse po dua dot spo mund,

k’të terr ta zhduk prej shpirtit tim…

Se zemrën ma ka djeg si shkrumb ,

qysh nga mbrëmja gjer n’agim…

Kur kokën ngre nē kaltroshin qiell,

shoh diku larg një vezullim….

Shpresë e ëmbël nis t’më rrëmbejë….

ai yll të ndrijë sot shpirtin tim…

Me forcë rinis të ngrihem prap,

me yllin bashkë si vezullim…

Një rreze shprese jetës t’i jap,

për të bukurin shpirt si ngushëllim….

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur