Kur ti fshin oborrin
Mëngjes kur ti fshin oborrin,
kthe kokën shikom të gjorin,
me atë trupin e gjatë si selvi.
kam dy orë para portës po rri.
Eja që të fshish,dhe sokakun,
t’ma nxjerrësh çupë merakun,
të pastrosh bukur kalldrëmin,
roje nga afër paske dhe qënin.
Ti mua mëndje ma ke prishur,
ashtu si skifter të jam konisur,
Të ulemi,t’qajmë hallet bashkë.
ë dasmën ta bëjmë për pashkë.
Afrohu se zuri shiu dhe të lagu,
të futemi brënda te dy te pragu.
e mbyllim fortë të kyçet porta,
s’do pyesim se çfarë thotë bota.