Kur ti shkon anës për gushti,
Deti të lëpin me gjuhë,
Gjoksi yt më ndez si mushti,
Ku po shkon…eja këtu!
Eja prapë ti luajmë fenë,
Si dikur…ah si dikur!
Vitët hipën në një pemë,
Më qëllojnë nga lart me gurë.
Kur ti shkon anës për prilli,
Nëpër lule… jeshilnajë,
Kënga ime shkrihet ylli,
Pak nga pak si akullnajë.
Po ti eja veç njëherë,
Majit bjeri mes për mes,
Shiu i puthjeve le të bjerë,
Hedhim në kokë ndonjë thes.
Po ti eja veç njëherë,
Majit bjeri mes për mes,
Shiu i puthjeve le të bjerë,
Hedhim në kokë ndonjë thes.
