Kur t’rrëmben lumturia…Eralda Cuko


A besoni tek lumturia ,

kaq e bukur është ajo?!

Të rrëmben sikur magjia,

t’bukurat ëndrra seç ti zgjon…

Si mbretëreshë kur je e lumtur,

tok me ëndrrat fluturon…

Nga realiteti krejt përhumbesh,

mbretëron hipur mbi fron…

Bukur agimit seç i buzëqesh ,

sikur dielli qesh mbi kodër…

Jeta hov merr si rrebesh,

sikur zjarri ndezur n’votër…

Edhe mesdita vjen kaq bukur,

era mendimet t’i flladon…

Shkon me ëndje sikur flutur,

lumturia kudo t’përshkon….

Mbrëmje ëndërr, zgjuar mbetesh,

vetja të duket si mbretëreshë…

Bashkë me yjet ndezur tretesh,

eh , dot s’mundesh as të flesh!…

Eralda Cuko