Kur unë mos të jem-Razielda Hitaj


Razielda Hitaj

Kur unë mos të jem

Buzët e tua nuk do e pëshpërisin emrin tim, jo më
Shtëngata emocionesh, sic erdhi iku
Fryma nuk do të mjaftoj
E di, kur unë mos të jem ndijime të vogla do të përcjellin
Duart nuk do i kesh rreth qafës të të përqafojnë
Zërin do ma kesh harruar e lehtshëm edhe kujtimet
Ëndërroja një botë emocionesh
Mbushur përplot me shkëndija
Puthje të zjarrta
Tashmë buzët janë çarë
Loti djeg mbi to
Kur unë të mos jem, mos ma përmend emrin
Më lër të zbeh kujtimet
Natën mos u tremb, unë do jem aty
Duke të ruajtur
Kur unë të mos jem, mos më kërko
Ato çka humb, s’vijne më
Me femrat kur të ndeshesh udhës mos më kujto
Unë sjam si ato
Kur unë të mos jem e të kem ikur
Dicka do mbetet, egua jote mashkullore
Uroj që tashmë do jesh krenar
Teksa sheh dashurinë të përpëlitet përtok

Kur unë mos të jem më
Të paktën do jesh ti…