KUR ZËMRA ËNGJËLLORE E MËMËS LABE, ZBUT EDHE ZËMRËN E EGËRSIRAVE TË PYLLIT..!

Abaz Goxhaj

KUR ZËMRA ËNGJËLLORE E MËMËS LABE, ZBUT EDHE ZËMRËN E EGËRSIRAVE TË PYLLIT..!

MËMË HAXHIKA TRIME, QË LEXOI DHIMBJEN NË LOTËT E ARUSHËS SË FRIKSHME..!

=====Marrë nga libri më i ri imi,”HYJNORET MËMA”,- tregime-, me redaktor z. Aleksander Çipa, që do të dergohet së shpejti për botim .

Fshati KOLONJË, në rrethin e Gjirokastrës, është “porta “ hyrëse për në Kurvelesh. Ai shtrihet në majën e një kodre të bukur,në faqen Jugë-Lindore të pllajës së Malit të Kolonjës, ku Lugina e Drinos, duket si në pëllëmbë të dorës.Këmbët e fsahtit , arrijnë deri në brigjet e Jomenit, afër lumit të Kardhiqit.

Nga Qafa e Çajupit, ku Dielli “gjuan” ç’do mëngjes këtë fshat të bekuar, vjen si dhuratë në verë një erë e freskët, që “than” djersët në ballin e Kolonjës.

Qafa e Skërficës, në Jugë, dhuron për këtë fshat në dimër, erën e ngrohtë Mesdhetare, duke bërë që edhe dëbora më emadhe të bjerë, shkrin për 4-5 ditë, si në asnjë vend tjetër në krahinën e Gjirokastrës.

Në Perëndim, ngrihet Mali i Pusit, si majë e vetme hijerëndë, e cila duket se do “bjerë” mbi fshat nga çasti në çast..!

Ujët e bollshëm të burimeve të Rehovës, në Veri-perëndim, është dhurata më e madhe për ata banorë, duke mos e ndjerë kurrë etjen për ujë dhe toka kodrinore të laget e vaditet rregullisht..!

Në qendër të fshatit lartesohet një rrap i madh shekullor, që me degët e ti, të shperndara në të katër anët, si krahë të fuqishme dragoi , dhurojnë një tëndë të madhe ,ku mund të vaponin më shumë se 500 dele, Ai rrap shekullor, “miserdh” gjithë udhëtarët duke ju freskuar ballin e djersitur dhe pa hezitim e pertim, por me plot bujari, si vetë banorët e atij fshati të bekuar, nuk perton për t’i “qerasur” me ujët ftohtë e kristaltë të Rehovës, që i “ledhatojnë” rrenjët e tij..! Aty, për pakë minuta, thahen djersët e trupit dhe “shkarkon” e gjithë lodhja e rrugës së udhëtarëve.

Në të dy anët e rrugës, qendrojnë hapur portat bujare e mikëpritëse të shtepive, ku të thonë kurdoherë:- “ Urdheroni brenda,… bukë, krypë e zemër kemi..”!

Në perëndim të fshatit Kolonj, në faqen Lindore të malit të Pusit, shtrihet një pyll i madh e i dendur me lisa ,mëllëza, shkoza, thanë, frashër, panjë, etj., me emrin SPIDHË ,ku këmbët e saj, afër proit të Rehovës emërtohen XHAMLIK-( vend i lart e i hapët) dhe SHIRK.

Aty, para një shekulli, ngrihej një pyll i madh e i lartë. Në brendësi të atij pylli gjigand, jetonin shumë kafshë të egra e grabitqare, si ujku, dhelpra, sorkadhi, ariu etj.

Në këmbët e Xhamlikut shkonin e bënin dru për zjarr gratë e MËMAT Kolonjare, ato gra punëtore,bujare, fjalëpakta e zëmërmira, që Zoti i kishte dashur, se ju kishte hedhur atë pyll me dru aqë afër, kur mëmave të Golëmit ju duhej që të bënin tre orë rrugë, për një barrë me dru. Shpesh ATO tmeroheshin nga uturima e arinjëve të frikshëm.Gratë trime,që shkonin bashkarisht 5-10 gra, duke mbajtur sopatat në duar, nuk tërhiqeshin, por duke i dhënë zëmër njera-tjetrës, arrinin të bënin dru. Nuk kishte rastisur që t’i sulmonin arinjtë, mbasi edhe ato nuk i ngacmonin.

Në një rast, aty mbi Xhamlik, në vendin e quajtur QAFA E FRASHERIT (se kishte shumë bimë frsheri), një nga gratë e mira, punëtore e guximtare të Kolonjë, HAXHIKË Bajrami, rreth të 50-60-tave, vendosi të shkonte për frashër. Ishte mëma e Tare Barjamit,e asaj dere tepër bujare, bijë nga fisi i degjuar i Graçe. . Frasheri ,pritej si shkopinj dhe në shtepi ripej lëkura me një vegël me majë të kthyer në formë harku, me presë, vendosur në një bisht druri, që quhej KIZË. Lëkura e frashërit zihej në një kazan me MAVRI, me të cilën ngjyroseshin rrobat e leshta ,që endeshin në tezgjah apo në duar me shtiza. Ajo ngjyrë e zezë nuk hiqej kurrë.

Ishte fundi i muajit mars,i vitit 1965, ku kopetë nuk kishin dalë në mal. Pylli të trmbte me qetësinë e tij. Pemët e dëndura, qëndronin në sup të njera tjetrës, si “ushtarë të çarmatosur” e të inatosur nga torturat e dimrit të gjatë.

Thanët e shumta,të shperndara me bollëk në faqen e këtij pylli, e kishin “vrarë” të parat dimrin e zi dhe me zhelozinë e tyre , u kapardiseshin pemëve të tjera ndhe lajmeronin se po vinte pranvera , duke ju dhënë kurajo lisit, frashërit, panjës,shkozës e mëllëzës “frikacake”..!

Ajo “xhelozi”, na gëzonte edhe neve si gjitonë , se kur do të shkonim për të bërë dru, në korrik , gusht e shtator, do të njomnim buzë e do shijonim frutat e shijshme e kurative të thanës.

A të ditë të diel, meme Haxhika u nis vetëm me të mbesën e saj 10 vjeçe , Fatmira , për në Qafën e Frasherit për frasher.

Në krahë mbante ngarkuar në fijet e tërkuzës laramane(bardhë e zi) një torbë të leshtë, ku kishte dy pjesë buke të misërt, pak gjizë dhe një bidon alumini të vogël për ujë si dhe sopatën e mprehur mire tek ustai(qatua). Bidonin e ujit, gjyshja ja dha mbesls, për t’a mbajtur në dorë(që t’a edukonte me punën). U nisën, sa ra dielli në fshat, morën tatëposhtën e zbritën në proin e Rehovës, pikërisht tek arat e Gjike, që i gryente nga hera proi kur vërshonte në vjeshtë e pranverë.

Kur po hidhnin përroin e Rehovë,gjyshe e mbesë, i cili kishte jo pak ujë, sa shkelën mbi urën e drunjtë, i shqetësuan një tufë mëllënjash, që dolën nga buza e lumit. Lart në degët e një panje, dy cicamiq , nisën të thoshnin diçka, me zërin e tyre të mekur, si duket për pakë ushqim. Fatmira zëmër mire, hapi çantën e bukës dhe u hodhi disa therrime në një pllakë guri.

Gjyshja e kënaqur nga veprimi dashamirës e keqardhës i mbesës, i perkedheli kokën dhe e puthi në ballë, duke iscy thënë:

-Ashtu si ke emrian ashtu t’a kesh edhe fatin në jetë..! Njeriu, po beri MIRË, E MIRA DO T’A NDJEKË GJITHË JETËS..!

Mbasi kaluan mes një zallishteje, nga vinte ujët e burimit , që emërtohej “Ujët e Kalit”, (i vetmi burim në mezin e asaj faqeje maliu), u kthyen majtaz, dolën në një vend pak të hapët dhe rruga i nxorri në një shesh-hundë të lartë, pa pemë, , në lartesinë e fshatit të tyre, që quhej Xhamlik i Poshtëm. Ndaluan 4-5 minuta dhe morën rrugën e verbër midis pyllit në të djethtë, kurrizit në drejtim të majës së malit të Pusit. Sa bënë 200-300m, dolën perseri në një vend të sheshtë e pa pemë, që quhej Xhamlik i Siperm, ku vendosej nomeja verore e një kopeja të dhive.. Aty fillonte një malore më e thepisur dhe me veshtirësi dolën në një qafë, me pak bimësi, që quhej Qafa e Frasherit.

Mëmë Haxhika, ngjiste faqen e pjerrët të Spidhës, duke mbajtur edhe një dru në dorë, për t’a ndihmuar, që të eleminonte pasojat e moshës.Qëndronte dy minuta shpesh, si për t’u shplodhur dhe kthente kokën mbrapa, ku asnjë këmbë njeriu nuk dukej. Vetëm cicërima e ndonjë zogu, vinte andej poshtë nga Xhamliku, si për t’i pershëndetur e për t’i paralajmeruar se po vinte pranvera e shumëpritur. Edhe e lehura e ndonjë qeni , i lidhur pranë kasolles së tij në fshat, ndoshta ishte si parandjenjë e një të papriture për gjyshen e mbesën.

Haxhika,, ajo grua e thatime, por shumë e shkathët dhe e fortë si druri i thanës, së bashku me mbesën e saj, ju ngjitën Spidhës si sorkadhe mali dhe ndaluan për t’u shplodhur në atë qafë, duke bërë gati dy orë rrugë malore. Vetëm hapat e tyre dëgjoheshin dhe cicërima e ndonjë zogu të uritur.

Të mbesës, ivendosi terguzën mbi një gur të ftohtë, ku do ulej,që të mos kishte të ftohtë.

Vetë ajo u ul mbi shollët me kapak meshini ,që i hoqi nga këmbët. U ulën për t’u shplodhur në atë kurriz, ku u ngopën me ajrin e pastër dhe me shikim në ç’do anë të horizontit.

Mëmë Haxhika, hodhi sytë nga Qafa e Skerficës(në jugë) dhe mëndja “ju arratis” në ato vite të vështira,mbas çlirimit, ku kishte ardhur me shumë shoqe të tjera ngarkuar me misër, që nga Vurgu i Delvinës..!

Nga kurrizi i asaj qafe, dalloheshin fshatrat :- Kardhiq, Prongji, Plesat, Çepunë, Ura e Kardhiqit e në Lindjen e largët, dallohej krahina e bukur e Lunxherisë.Ju ngop syri duke parë atë mbrekulli që shikoje andej, sikur të ishe ngjitur në “Qiell”..!

Sytë i “ngrinë” për një moment tek Manastiri i Cepos(afër fshatit Plesat). Ju duk sikur lëvizën shkëmbenjtë e bardhë, aty mbi Qafë dhe hidhnin vallen, si dikur ata burra kapedanë e patriotë, që nuk i bën më MËMA..!

Në Cepo, tek Manastiri

Sokëllin Sulo Beqiri (nga Golëmi)

O kurveleshas, ku ini

Merni arët edhe dilni

Se na zaptoi qafiri…! ( për grekun e 1914)..!

Desh të ngrihej, se kujtimet e trazuan shumë dhe nuk e mbante vëndi, por mendoi të pushonte edhe pak, për hatër të mbesës, se ishte e re, lastar i njomë, e cila njomte buzët me ujët e bidonit…Për vehten e saj, nuk donte t’ja dinte, se ishte “kockë e fortë”, ku edhe pse malore rruga, ajo nuk kishte dersitur fare.

Ajo ishte “gatuar” nga ai “çelik” i pastër e i fortë, që ishin “gatuar” gjithë MËMAT tona Labe.

ATO, ishin ÇELIK e shkuar çelikut, prandaj nuk i ka “ këputur” dot as jeta teje e vështirë , as hallet e problemet, me të cilat ka “fjetur ngarkuar” edhe në gjumë e as luftrat e panderprera me pushtuesit.!

—————-

Sapo mbesa vuri kokën në gjurin e gjyshes,jo pak larg tyre në pyll të lartë. u degjua një rënkim të madh , në formën e një uturime rrënqethëse të një egërsire. E mbesa, Fatmira, e trëmbur u mbeshtoll për këmbët e tezes. Hatika, e mblodhi veten, afroi mbesën në gufarin e saj dhe e puthi për t’i dhënë zemër duke hodhi sytë sa andej-këndej..!

Në perëndim shtrihej pylli i dendu e i xhveshur i Spidhës, në mes të së cilës ndodhej NOMEJA (stani i dhive) të RICËS”.

E mblodhi veten, kapi per dore të mbesëne dhe me hapa të matur, shkoi nga vinte uturima.

Ecte e shqetësuar ,në drejtim të rënkimit dhe shikonte sa andej-këndej, për të parë se kush rënkonte, e bindur se ishte ndonjë njeri fatkeq. Midis degëve të pemëve, në kurrizin e një zallishteje ,dalloi një ari të madh, ulur në zgavrën e një trungu lisi shekullor dhe rënkonte me të madhe, si dukej nga një plagë në trup. Ju duk, se ishte po ajo arushë, që i kishte tmerruar para disa kohësh. Kishte dëgjuar, që të mos i ngacmoje këto kafshë të frikshme, se të sulmonin pa mëshirë e të mernin jetën.

Haxhikës,trupin ja mbuluan djersët e ftohta, ndersa e mbesa dridhej e tëra nga frika e tmerri..! Ajo mallëkoi vetëm, që kishte shkuar vetëm në pyll dhe aq larg fshat.

Sytë e arushës e të kësaj gruaje, u takuan në ajër dhe dukej sikur i dergonin mesazhe njera-tjetrës..!Hodhi një sy mbrapa dhe dalloi tehun e sopatës, që dukej sikur ishte në gadishmeri..! Kjo e ngrohu disi. Edhe pse arusha i kishte sulmuar, para disa kohësh, ajo vendosi që t’i afrohej e t’a ndihmonte, për t’i sheruar rënkimin.

Mendoi që të mos i afrohej arushës , bashkë me të mbesën, prandaj e ndihmoi Fatmirën e trembur, që të ngjitej në një pemë mëllëze, duke e porositur që të mos qante, por të mbahej fort pas degës së trashë, që ndodhej para trupit të vogëlushes.

Ju afrua disa hap dhe vrejti se arusha, po lotonte dhe putrën e këmbës së parë , e mbante në gojë. Trupi ju drodh! Megjithatë, hoqi sopatën nga krahët dhe e mori në dorë, për ç’do të papritur.Mes një lufte të madhe mendimesh, ju afrua më shumë dhe arusha e nxorri putrën nga goja duke e shtrirë para e duke rënkuar në formë lutjeje, sikur i kërkonte ndihmë kësaj gruaje trime. Kur këmba u shtri plotësisht, gruaja pa se pëllëmbën e putrës e kishte shpuar një dru i thatë dhe në të gjitha anët, kullonte gjak..!

Gruaja u mendua dhe mes një luftë të madhe motivesh, ku frika perzihej me mirësinë e keqardhjen për këtë kafshë fisnike, hodhi shikimin përreth, se mos kishte ardhur ndonjë shoqe e kolonjare para saj ..!

Nuk pa asnjë njeri dhe aty për aty, trimëria mposhti frikën, mirësia mposhti hijen e rëndë dhe uturimën e kësaj kafshe, që tundëte pyllin nga dhimbja..

Kjo grua guximtare, e largoi perfundimisht frikën dhe ju afrua kafshës që qante dhe në lotët e saj lexohej:- NDIHMË…NDIHMË..MËSHIRË…MËSHIRË..!

Kujt tjetër i kërkonte mëshirë, ajo egërsisrë, veç asaj gruaje që ju ndodh fare pranë..!?

HAXHIKA, la sopatën për tokë dhe me sytë nga koka e arushës, për ndonjë reagim agresiv, që mund të bënte ,afronte duar që dridheshin drejt putrës..

Arusha, që mirëpriste ndihmën, ngriti pak kokë dhe i shtoi më shumë lotët në faqet leshtore, sikur donin të burrëronin zëmrën e kësaj gruaje fisnike ,duke lëshuar një rënkim të thellë..! I dhimte shpierti, se gjë e gjallë ishte, por jo më pak i dhimte shpirt edhe asaj MËME, që ju ndodh pranë, që donte t’a ndihmonte, por hieja e rëndë e Arushës, i ngjallte ndjenjën e frikës..!

Ah, zëmra e pashoqe dhe e butë e MËMËS, buron kurdoherë MIRËSI, DASHURI…SAKRIFICË..!

Arusha, e uli kokën , afroi putrën drejt gojës dhe me gjuhë lëpinte putrën e plagosur e dukej sikur i tregonte shpetimtares:-Ja , këtu më dhem, po hiqe këtë drurin që ka coptuar putrën…!-dhe e shtriu putrën drejt Haxhikës.

Në ato momente, gruas i erdhi një fuqi e besim i brëndshëm, që largoi frikën dhe ju afrua më shumë. Me delikatesë, mori putrën e arushës në duar, që ju mbushën gjak. Duart me gjak, u sperkatën nga lotët e arushës.!MËMA guximtare, nuk di pse ju krijua një bindje e brendëshme, se arusha nuk do t’a sulmonte, prandaj, me një dorë mbante putrën dhe me dorë tjetër, mori një gjerperë të madhe, të cilën e mbante për rast urgjencash, në krahun e majtë të një shajaku me flokë.

Me majë të gjerpërës, lëvizte pak e nga pak drurin dhe prej plage nxorri edhe dy gurë stralli, që ishin futur në plagë, në anë të drurit, duke shtuar dhimbjet më shumë se e shterngonin drurin. Sa nxorri ata dy gurë, jo shumë të vegjël, druri lëvizte më kollaj. Me dorën e djathtë, mbasi la gjërpërën, tundëte me kujdes drurin, duke e ndihmuar që të dilte, andej nga ishte futur në putër. Arusha nuk bënte asnjë lëvizje, vetëm sa rënkonte, por jo aqë rëndë si më parë.!

Me shumë kujdes e mundim, druri doli nga putra, gjaku rrodhi më shumë , por rënkimi nuk u degjua më. MËMA GUXIMTARE, ja shplau putrën e gjakosur me ujët një pagureje, që e mbante Fatmira në dorë majë pemës.. E lësho putrën dhe Arusha e afroi pranë gojës dhe mbasi e “lau” plagën me gjuhën e gjatë, ngjyrë trëndafili të hapët, u ngrit, duke mos e ngulur mirë këmbën e sëmur.Lotët ishin terur mbi faqe.

HAXHIKA , nuk lëvizi nga vëndi, por ndiqte ç’do lëvizje të arushës, duke i ardhur nder mënd edhe ndonjë sulm nga ana e saj, se kafshë të egra janë, nuk i dihej. As sopatën nuk e lëvizi nga toka, se mos dukej provokim. “Ngriu” ashtu në gjunjë , me duar gjithë gjak e dru të gjakosur në dorën e djathtë, ku zëmra i rrihte fort ,duke ndjekur ç’do lëvizje të arushës, se mos mirësjellja e saj, kthehej në një mosmirësjellje nga kafsha e fuqishme..!

Por jo, kafshët edhe më grabitqare, kanë më të zhvilluar instiktin dhe ndjenjën e mirënjohjes, se sa njerzit,në shumë raste..! Ariu, filloi të ecte në drejtim tjetër, anës së një proi, duke kthyer shumë herë kokën mbrapa e duke tundur kokën disa herë, në shënjë falënderimi, por dukej se diçka donte t’i thoshte “doktorreshë-kirurges” HXHIKËS.Ecte, por nuk donte të ndahej nga “doktoresha”, prandaj kthehej dhe tundte, jo vetëm kokën, por edhe putrën e plagosur.

MËMË HAXHIKA, u ngrit dhe diçka “lexoi” e kuptoi nga lëvizjet paqesore të arushës.

Ajo MËMË e grua e rrallë, me një emocion të jashtëzakonshëm,, shkoi tek mbesa, e zbriti nga pema, e përqafoi dhe e puthi fort. Të dyja, gjyshe dhe mbesë, të shkarkuara plotesisht nga gjithë ajo ngarkesë emocionale, të rënda sa Mali i Pusit, duke buzëqeshur, dolën në një shesh të vogël dhe u ulën të që të pushonin, se ju dukej si ëndër, që kishte ndodhur ashtu..!

Për pak, ju shfaq prap arusha. U trëmbën pa masë.Por arusha, tundte kokën, rënkonte lehtë dhe shpesh ngrinte putrën, sikur donte t’ju thoshte :”.. Ejani pas meje, mos u trëmbni, se dua që t’ju a shperblej mirësinë tuaj, sadopak…ejani, ejani…”..!

MËMË HAXHIKA, e bindur, se arusha nuk do t’i sulmonte, mori mbesën per dore dhe në dorë tjetër sopatën e shkuan drejt arushës. Arusha, ecte mes pyllit duke kthyer kokën mbrapa e kur shikonte që mikeshat i shkonin mbrapa, vazhdonte rrugën e gëzuar. Në anën e një proi të vogël, ishte një lis i madh.

Arusha, i ra dy-tre here trungut të lisit me putrën e shëndoshë , duke e lëpirë me gjuhë nga jasht.

Gruaja e zgjuar kolonjare e kuptoi, se diçka kishte brënda atij trungu të madh dhe i vajti mëndja tek bletët e “arratisura” nga zgjoi kur shumohen , ku ato shkojnë e bëjnë “shtepi” të re në zgavrat e trungjeve në pyll, ose në zgavrat e shkembinjëve të thepisur.

U afrua me ngadaj, por me pak frikë dhe i hodhi një sy trungut të lisit. Lart ai kishte një kurorë të shperndarë me degë pa gjeth, se i kishin renë nga dimri, Në trung, aty poshtë mesit, vrejti një brimë, jo të madhe, ku dalloi pak lëng të trashë, Futi pak gishtin dhe e provoi. Ai ishte mjalt. U bind perfundimisht ,se ai ishte zgjua bletësh, ku mund të kishte mjalt. Hodhi një sym ë lart trungut dhe aty afër kreit vrejti edhe dy brima të tjera. Nga lart trungu ishte i mbyllur, ku zgjatoheshin degët. Kishte dëgjuar,nga babai, ajo grua pak e moshuar, se bletët aty e ndertojnë kosheren dhe hapin tre brima për të komunikuar e për siguri. Mbasi u bind perfundimisht, mori edhe mbesën e duke pershendetur me dorë arushën, u largua duke i thënë edhe pse arusha nuk dinte gjuhën e kuptoi shumë mire nga reagimet e lëvizjet e MËMË HAXHIKËS:

– “ Faleminderit, moj kafshë mirënjohëse..! Nuk do ketë mirënjohje më të madhe ,se kjo që më bëtë juve sot..! Hallall e paç, të shkuara..!”

Arusha u largua e gëzuar drejt thellësisë së pyllit të xhveshur.

Gjyshe e mbesë, tanimë të lehtësuara nga ndjenja e frikës, shkuan drejt Qafës, për të prerë frashër.

Pa dalë tek Qafa, dëgjoi zërat e shoqeve, të cilat i folën në emër dhe ajo i thirri të shkonin aty. Shoqet u habitën kur e panë Mëmë Hatikën me duar gjithë gjak e me sy të tmeruar dhe të shqetësuara i konrolluan trupin, mos kishte plagë,.,.,! E pyetën dhe ajo me qetësi u tregoi ngjarjen e pabesushme për to ,por dhe për këdo, që e dëgjoi më mbrapa.Mëmat u ngritën dhe prenë drurët e frashërit, i ngarkuan e u nisën për në shtepi. Në këtë kohë, shtegu e nxorri arushën aty afër dhe shoqet u shtangën të alarmuara nga frika. Por “kirurgija” e putrës së arushës i qetësoi , duke i tundur dorën arushës dhe arusha u largua çalë-çalë ,duke tundur kokën e madhe, si për tÇi pershëndetur.Kjo ishte arusha e fundit, që kishte mbetur në atë pyll, që rrallohej e pritej ç’do vit.

Ç’do ditë, gratë e takonin, por arusha ndronte rrugën e largohej qetësisht e paqësisht..!

Mbas pak muajsh, mëmë Haxhik shkoi me bashkëshortin, i cili dinte se si të largonte bletën dhe të merte mjaltin, ku morën jo pakë mjalt, “qerasmë” nga arusha mirënjohëse.

Mirënjohja, është një ndjenjë e fuqishme, në gjakun e mëndjen e ç’do qënie të gjallë, që lumsi kush e manifeston..!

TRIMERIA dhe MIRËNJOHJA, janë bashkëudhetare e STOLI vetëm tek FISNIKËT..!

ABas Goxhaj

Vlorë, 15 Shtator 2021

ndoSotprsel08uucomf31u9f2m1129l0ih4gm57ë53c9rt9i mfcu32gtg6h  · 

==Marrë nga libri më i ri imi,”HYJNORET MËMA”,- tregime-, me redaktor z. Aleksander Çipa, që do të dergohet së shpejti për botim .

About Post Author