Kur


Kur sytë e tu më shohin si uragan më bëjnë të mbytem,

Kur buzëqeshja jote si tërmet më bën të dridhem.

Kur fjalët e tua, si vullkan më bën të shkrihem,

Kur zëri yt i ëmbël, e lumtur, më bën të ndihem.

Kur fytyra jote, më kënaq shpirtin dhe sytë e mi,

Kur prezenca jote, më mbush me dashuri dhe lumturi.

Kur mungesa jote, më bën të ndihem e humbur,

Kur fjalët e tua kur je larg më bëjnë

të uritur.

Kur zemrat rrahin fort me shumë

dashuri,

Kur unë jam këtu, aty je dhe ti,

sepse ne të dy gjithmonë do të jemi nji.

Kur vdekja një ditë do të trokas dhe tek ne do të vij,

Kur dashuria jonë do të mbetet histori,

ajo do të jetoj gjer në përjetësi.

Autore: Fatbardha Budini

About Post Author