Kurbet emrin ma nderrove-Godo Mehmeta


KURBET EMRIN MA NDERROVE

Kurbet emrin ma nderrove,

kemba nuk me zuri dhe.

Me mbeten kepucet veshur,

bridh ketu e bridh atje

Perse po me mban te lidhur,

te mos shkoj ne vendin tim?

Te ha dhe njehere ne dite,

qofsh mallkuar o mergim!

Kujt i duhet pasuria,

kur te perdorin te tjeret!

Dinjiteti te ka humbur,

dhe te shohin si nje derr..

Harruam gjuhen e Nenes

dhe i themi vetes “burre”.

Token tone e lame te shkrete,

po nuk do na falet kurre!