Kurbetqari…Nexhbedin Basha


Ike, Ike o kurbetqar,

Fole ngrite në dhe të huaj.

Si dallëndyshet o shtegtar,

Ku ke shkel ke lënë gjurmë.

Malli do më djeg, si prush,

Vargje me zemër për ty do thurr,

Mos harro dheun e prushtë,

Jena të lashtë në këtë truall.

Ike, Ike o kurbetqar,

Le një peng në dheun tënd,

Ike në kurbet jo si qyqar,

Ke lënë gjurmë kudo që shkel.

Dheu yt është në këto troje,

Mos harro lahutë e çifteli,

Si kurbetqar dashuro jetën,

Muzikën, saze e violi.