Kurmit tënd po bie një dritë-Llesh Gjoka


Kurmit tënd po bie një dritë

kur muzgu rason e zezë e vuri ngadalë

Zjarrit që mu ndez i vura një pritë

shtegut të ngushtë nëpër një ëndërr të bardhë.

Kurmit tënd një dritë u fanit

Yjet nga lart vështronin me zili

Ahere qielli i lartë u ul mbi çatitë

Yllin më të bukur ta mbante në gji.

U fanit një dritë me yje, me hënë

Natë e zezë shtrigë mori arratinë

Me vello të bukur derdhur në argjend

Më shkrepe si zjarr, më ndeze dashurinë…

Kurmi yt u kurorëzua në qiell

S’ka më vend tjetër për bukuri

Dashnor i përvuajtur zemrën time çel

Me dashuri hyjnore dua të vij tek ti…

Kurmit tënd një dritë po lbardh

Natës që galdon dhe s’don të bëhet ditë

Si një Galatea, bust do të ringjall

Apo e përjetshme të jesh një Nereidë?!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fustan, rrobë grash dhe martesë