Kurrë s’ta dëgjova zërin


DAFIOLA NEPRAVISHTA

Kurrë s’ta dëgjova zërin

Mbi shpinën tënde botë

Bie gjunjazi unë,druri yt shekullor

Që jetë mora nga damarët e tu

Tani përpëlitem në agoni.

Mbështetur kam kryet e prehem

Duarshtrënguar,rrënjë shprishur

Trupin ma flakërojnë shkëndija zjarri

Më të zjarrta se ato të Prometeut

Kurrë s’ta dëgjova zërin

Hirin tim era ua dhuron lumenjve

E vërshoj me ta si te pathënat mallkime

Shkrihem e avulloj nē gjakun tënd

Kurrë s’ta dëgjova zërin

Edhe kur gëzhoja plumbash ta ciflosën faqen

E frymën ta lodhën me shpërthime.

E di?

Peshkatarët njerëz i hodhën rrjetat e pangopësisë….

Nesër pa aguar do rrëmbejnë hënën

Në të pesëmbëdhjetën ditë përgjysmë

Si trofe do ta mbajnë në duar

Ikja e saj syrin e natēs do të verbojë

Si Ajkunë do të vajtojnë yjet

Zjarri i hidhërimit do ti shuaj një nga një

Tatuazhe në tënden lëkurë

Dhimbja s’do të shuhet kurrë…

A do të ta dëgjoj zërin?

About Post Author