Kurrë s’të harrojmë-Murtez Asllani


(Kushtuar Nexhat Salihut)

Lindi në Muzeqinë

dhe këtu jetoi,

por gjatë luftës

n’Danimarkë shkoi.

Me aktivitete të ndryshme

gjithmonë ishte me shokë

ishte i urtë e sypatrembur

të gjithë e çmonin tok.

Pas shkollës së mesme

në fakultet u regjistrua,

situata ishte e rëndë

s’arriti për ta përfunduar.

Ishte i martuar

dhe i lumtur jetonte,

me dy djemtë e dy vajzat

n’Danimarkë qëndronte.

Në vitin 2011

sëmundja e rëndë e kaploi,

shkrihej për çdo ditë

dhe më 2012 jetë ndërroi.

Familja dhe shoqëria

shpeshherë e kujtojnë

Nexhatin e dashur

kurrë s’e harrojnë.

Gruaja dhe fëmijët

jetën e vazhdojnë,

por të çmuarin e tyre

kurrë nuk e harrojnë.

Familja shumë e pikëlluar

për Nexhatin mendohen,

javët e ditët e vitit

sa vështirë kalohen.

Sa të jemi gjallë

ne do të kujtojmë,

o,Nexhat i dashur

kurrë s’të harrojmë!

Jemi shumë t’pikëlluar

që para kohe shkove

zemrat tona e t’familjes

sa shumë i helmove.

Me lot në sy

ne të përkujtojmë,

sa të jemi në jetë

nuk do të harrojmë.