Kurrë,nuk është vonë-Ildije Xhemali


KURRË, NUK ËSHTË VONË.

Ç’më pat shpirti:

brengë, mall,

a plagë

i derdha në letër,

lehtë e ngadalë.

M’i pëlqeu dikush

një tjetër vëngër i pa

“Shkruaj mike”

një i tretë,

kurajo më dha.

Dhe shkrova thjesht

çfarë zemra më tha.

Vargu, s’qe i beftë

me ndrojtje, zbriti

si provincialja zbret

të parën herë, në qytet.

Me vetbesim

në vargun tim

mendova:

“Kurrrë nuk është vonë,

për punë të mira”

Fjalën përqafova

E botuar, tek “Më thërrasin gurët”

About Post Author