KURTHET E MISTERIT…


ZYBA HYSA/


Ti je përqafimi,
Që më ngre në shtatë kat qiell – lartësi,
Atje ku prekim tjetër hapësirë,
Një tjetër planet të ngrirë për të shkrirë,
Nga mardhja e urrejtjes,
Për ta shpëtuar prej vdekjes!
Dhe tashmë qiellit t’atij planeti,
Harkojnë mijëra ylberë,
Tokës shkriu akulli dhe kanë celur,
Ç’kemi mbjellë mbrenda shpirtit
Dhe ajri s’është më thjesht për mushkëri,
Shndërruar në parfum dashurie,
Me një aromë,
Q’mbanë erën tonë!
Ti je kënga që kërcyem bashkë,
Ku vetëm 2 vargjeve t’para u dinim fjalët
E tjerat i këndonim me La… Laa… Laaaa…
Je prekja e ngathët,
Ashtu “padashje” duke u vështruar sy më sy,
Kur vallëzonim si të marrët…
Je prekja q’na marrosi të dy!
Ti je si buzëqeshja e malit,
Kur del në mëngjes dielli dhe gjithësisë,
I fal dritë,
Je dielli im, për shpirt!
Ti je ngazëllimi i shpirtit!
Kurrë se kisha dëgjuar shpirtin të gajasë!
Ashtu si një i çmendur që qesh dhe qanë,
Me çfaqjet e mendjes në çaste dalldie
Si vallë ramë kaq lehtë,
Në kurth dashurie!?
Dhe në mend më vjen kënga e “Poçarit”
Kur shqiptari i turqizuar thotë:
“Shamë edhe një herë shqip”
Dhe unë i them misterit:
Mbaji kurthet ngrehur,
Në kurthet të tilla,
Të bie me Ty,
Çdo ditë!
/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 8 TETOR 2021

About Post Author