Kush e lartëson njeriun-Floriri Z Petra


O syri i bukur, vetull lakuar

mos më qëndro ende larguar

këtij viti sapo filluar…

Sa here ta kam thënë,

ti akoma se mban mënd..!?

Ato fjale kur dalin, shpirtit,

tek zemra jote, vijnë zenë vend..!!

**********************************

Dashuria i përjeton,

të katra stinët e vitit

kur njëra tjetrën, ndjekin nxituar

vëndin kërkojnë ti zenë,

por mbeten kalimtare

shtigjeve te jetës, duke udhetuar…

Heshtja ka gjuhën e saj,

thonë se flet…

A ka veshë që e dëgjojnë,

me zërin e saj të mbytur

kur nuk të pyet,

as përgjigje nuk kërkon

kur largësish, tinëz e shikon..!?

Të jetë dashuria një sinonim,

kur vjen e heshtur,

Në zemër hyn, pa trokitur

të përkëdhel, si fllad mëngjesi

kur dyert i gjen hapur..!?

Të jetë kjo ndjenjë, vërtet dashuri,

shkëmbim dy lloj veshtrimesh

dhe pse ne largësi dhurojnë çiltërsi..!?

Duke buzëqeshur aq lehte

ngjasuar me ninulla fëmije,

belbëzojnë …

Tinguj melodi, zemre,

refren i bëhen, kohës

kur duan të tregojnë..!!

Ndjenja kanë lindur shpirtit,

nuk mbahen ngujuar,

si yjet ndriçojnë, qiellit

të flasin më shumë, kërkojnë

Si zogjtë e lirë, hapin krahët

hapësirave të kaltëra,

duan të fluturojnë

shpesh stinëve,

kur ndrohen ëndërojnë..

Një degë peme, vështrojnë

ta gjejnë prej së largu

qetësisht duan të qëndrojnë,

folenë e dashurisë të ndërtojnë..!!

Lumturinë së bashku ta shijojnë,

erdhur me aromë lulesh

çelur në çdo stinë..

Kush e nderon njerinë,

o syri i bukur, vetullat gajtan

Zemra e poetit, tik tak pulson

netëve qëndron zgjuar,

mëndjen tek ty e mban..

Të jetë një fjalë, dalë shpirtit

e ëmbël me çiltërsi..!?

Apo një sjellje e mirë

veshur me petkun, thjeshtësi

sa ndjehesh përqafuar..!?

Dashuria kohës i mbijeton

të katra stinët, ndryshe i përjeton..

Kur njëra tjetrën, me zili shikojnë

mundohen ti sfidojnë

tu largojnë bukurinë

kur mbartin veçantinë..

Ndjenja dashuri,

jo vetëm e zbukuron

por gjallë e mban njerinë….!?

Floriri Z Petra

Paterson, New Jersey

January 3rd, 2019..

Te drejtat e autorit rezervuar

Mund të jetë një imazh i 1 person, kapelë dhe teksti