Kush e tradhtoi idenë e rilindjes kombëtare për origjinën e shqiptarëve nga pellazgët?!Nga Leonard Pipa


Tashmë është e vërtetuar që origjina e shqiptarëve nga pellazgët nuk është një shpikje e “neopellazgëve indoevropianë”! Ajo është një nisëm e udhëhequr qysh në krye të herës nga mëndje të ndritura! Ajo nis me Krispin, vazhdon me De Radën, Rilindjen, Konicën etj…etj…

E çka duhet më tepër!!!

Gjithë mëndjet e ndritura i dhanë udhë kësaj rruge!

Kush e tradhëtoi?

Frikacakët! Të shiturit!

Sharlananët shkencor!

Eqerem Çabej dhe Enver Hoxha, Enver Hoxha dhe Eqerem Çabej!

Kush ende sot ironizon, thumbon, pengon, ndalon, përqesh, qesh, bllokon studimin serioz të kësaj çështje nga ana e institucioneve që paguajnë shqiptarët?!

Pinjollët e tyre!

Dishepujt e tyre!

Kopjet pa kohë të tyre!

Pse e bëjnë?

Sepse ashtu i paguajnë!

Sepse ashtu ruajnë maskat e fytyrave!

Sepse ashtu na shkelin ne SHQIPTARËT MESDHETARË,

na importojnë lehtësisht kombësi fallco nga peisazhi i tyre i vogël optik!

Nuk ka fare rëndësi si i kanë emrat, si i kanë ngjyrat e kostumeve e të kullarove, ata janë po ata, që mezi presin në të japim shpirt në duart e tyre të fëlliqura gënjeshtra, që vazhdojnë e vazhdojnë t’i përziejnë në kazanin e palarë të së sotmes!

Nuk kemi ç’të presim prej tyre!

As ata të mos presin asgjë prej nesh!

About Post Author