Kush është më e bukur?
Gërshetat e gjata,
T’i shkelte ty këmba,
Kush është më e bukur,
@
Sytë e tu të bukur,
Si ngjyra ylberi,
Kush është më i bukur,
Je ti, apo dielli?
@
Hëna të la rrugën,
Të shkoje përpara,
Kush është më e bukur,
Ti, apo ujvara?
@
Dielli mblodhi rrezet,
Të rrezatosh ti,
Kush është më e bukur,
Më thuaj ta di!
@
Dielli, hëna, ylli,
Me ty janë në garë,
O lule livadhit,
Që na sjell beharë!
