Kush është profesori që bëri bashkë artistat e Show Bizit?


Lulzim Paci , mësuesi i lëndës së biologjisë në gjimnazin “Eqerem Cabej” në Vushtri të Kosovës është bërë viral së fundmi në rrjetet sociale. Shkaku janë bërë disa video të publikuara në Tik Tok ku profesori duket duke kërcyer valle tradicionale shqiptare. Videot e tij nuk u pritën mirë nga një pjesë e publikut mes të cilëve edhe deputetja Fjolla Ujkani e cila kërkoi marrjen e masave për mësuesin. Kjo ka bërë që shumë prej personazheve tanë të Show Bizit dhe artista të rëndësishëm të arenës sonë , të bashkohen në përkrahje të profesorit. Dafina Zeqiri ka vallëzuar sëbashku me profesorin , Adriana Matoshi gjithashtu ka publikuar një video duke kërcyer në mbështetje të tij. Kështu lindi  edhe hashtagu #meprofen. Vetë profesori shfaqet i prekur nga kritikat e shumta në drejtim të tij. “Nëse vallëzimi me valle kombëtare është antivlerë unë ndoshta jam gabim. Kërkoj falje publike.”- është shprehur ai. Profesori përpos kritikave ka fituar zemrat e shumë personave që e duartrokasin për ndjeshmërinë dhe energjinë që transmeton.

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author