Kush është shqiptari!!-Natasha Ilia Çuro-


KUSH ËSHTË SHQIPTARI!!

Kush është shqiptari…

Një pellazg ilir i vërtetë..

Racë e fortë si stralli..

shpirt fisnik e besë…

Kush është shqiptari ..

Pasardhës i mbretëreshës Teutë..

Historinë shkroj me gërma ari..

Nga armiqtë nuk u tut..

Kush është shqiptari. .

Pasardhës,Gjergj Kastrioti..

Në deje ka gjak Arbëri. …

I lashtë i vjetër i paepur luftëtar i Zoti..

Kush është shqiptari…

Bujar mikpritës i vërtet..

Për mikun ther djalin..

Po mikun në besë…s’pret..

Kush është shqiptari..

Kur i lënë një amanet..

Si Kostandini ngrihet nga varri..

Ta mbarojë se varri nuk e tret..

Kush është shqiptari..

Njeri i vuajtur shumë..

Gjithmonë e vrau barbari..

Kurrë se mposhti,s’ju përkulë..

Kush ishte shqiptari…

Kur bishat e coptuan..

Në luftë u hodh i pari..

Kurrë se shuan gjunjëzuan..!?

Kush është shqiptari..

Një atdhetar I flaktë..

Turqit në fyt i vunë litarin..

Kërceu vallen Osman Takë..

Kush ishte shqiptari..

Ish djaloshi Vasil Laçi..

Nuk deshi robërinë..

Mbretit të rremë revole ja zbrazi..

Kush ish shqiptari..

Avni Rustemi Libohoviti…

I guximshi i dituri i ralli ..

Tradhëtar Esat pashën në ballë goditi…

Kush ishte Shqiptare..

Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza..

Zemra e saj ish e butë e madhe….

Dashuri botës I fali e paharruar ndër breza…

Kush ish shqiptari ..

Kur i vranë të afërmit e shtëpisë..

Ish shqiponja Adem Jashari..

Pishtar i lirisë…atdhedashurisë.

About Post Author