Kush guxon për të të rrëzuar-Kasam Shaqirvela


KUSH GUXON PËR TË TË RRËZUAR

(kushtuar G e g ë r i sh t e s)

Jo ore jo..se,

Nuk mundesh me zhbë

Një Mal të tërë…

Një Bjeshkë pa zë

Që në brendinë e vet

Mundimshëm e mban

Që 14 mijë vjet

atë të çartin vullkan …

Për gjuhen e vet

Që lavën e nxehtë

E ftohë me shpresë

Të mbajtur në gji

Për mileniume..

Të mbyllur me dry

Me të vetmen besë

Të perëndisë së lume

Dhënë vetë Zotit,..

Se po i qëndron,

I palëkundur…

Rrebeshit të motit

Veç për atë gjuhë

Të Ëmës hyjnore

Për të bukurën tonë

Gjuhën Arbërore..

Që e ka folur…

Dhe Titan Atlanti

Bashkë me të

Edhe ai Gi(e)g-Anti

Bij nga Gea jonë

E Madhja Nënë

Gjithë sa dinë…

Çdo ditë të lume

Me lutjet që bëjnë

Në gjuhë t’përbotshme

Thonë, Am-yn..!

Ah moj Ëma ynë

Po kush guxon,

Ty për të të rrëzuar?!

Gurët e temelit

Për të t’i shkatërruar

Atë çka vetë Hyji

E pati ndërtuar…

Qysh nga fillimi,

Porsa nisi fëmijënorçe

Të bëlbëzojë njerëzimi.