Kush ishin dy fituesit e “He/She’s on Top”?


Ky sezon i programit më të ndjekur nga të rinjtë solli risinë e pjesëmarrjes në konkurim jo vetëm të vajzave por edhe të meshkujve , e si i tillë u shpallën dy fitues. Nën drejtimin e Argjira Spanca “He/She’s on Top” ishte kthyer në Shown më të dashur të së Dielës dhe si një mundësi e artë për konkurentët për tu promovuar në botën e televizionit. Ditën e djeshme përpos titullit fitues pjesëmarrësit gjithashtu siguruan bashkëpunime me partnerët e emisionit. Por kush arriti të ishte On Top? Nag dhe Rreze ishin dy emrat që rrëmbyen fitoren , të dy të spikatur për autenticitetin dhe pasionin me të cilin përballeshin në sfida. Ne ju urojmë suksese të mëtejshme të gjithë konkurrentëve!
Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author