Kush ishte Dulce J. Baba autori i vjershërimit te Kalendari kombiar 1900?


Dialog me poetin Sadik Bejko

Gëzim Llojdia

1.

Poeti  mirënjohur Sadik Bejko  postoi  dikue nga data 10 shtator në  faqen e tij sociale të FB. Këtë shënim të shkurtër, kushtuar  njërit prej poetëve  të qiejve ,lirikut më të madh shqiptar Lasgush Poradeci.

Bjenë Telat

(Rapsodi)

Bjenë Telat ven e vinë, 
Po na tundin Shqipërinë, 
Toskerin, Gegërinë, 
Me çdo vend me çdo krahine:
Që në Shkodër në Janinë, 
Që në Vlor’ e në Prishtinë: 
Opopo ç’’fitoj Lirinë ! 
Opopo ç’u ngrit rrëmeti!
Seç u tunt si vale deti: 
Posi det që vjen me valë, 
Po vjen rëndë e me ngadalë, 
E po ndjek Smail Qemalë:
Smail-burri i shpje në Vlorë
Me Flamur të kuq në dorë, 
Me Flamurin e Lirisë, 
Mu ndë thelp të Shqipërisë! 
Shqipëri moj Shqipëri! 
Hidhe lark atë shami
Që të treti në të zi 
Në vajtim e robëri!

Ky variant i poezisë Rapsodi (Bjene telat) te Lasgush Poradecit gjendet ne hyrje (fq 5) te librit Kujtime te Ismail Qemal Beut, botuar për herë të pare shqip në Toronto Kanada, me përkthim nga anglishtja të Reshat Agaj.Në librin Lirika, botuar ne vitet 1960, kjo rapsodi vjen në një variant ndryshe. Kam dy pyetje:Ka variante të tjera kjo poezi? Pse është botuar në disa variante?Mbase se atëherë ne komunizëm nuk lejohej të përmendeshin top ose etnike jashtë kufijve te vitit 1913 si Janina a Prishtina?Mbase se Lasgushi i përpunonte në  disa variante poezitë?Të tjera përgjigje di të japë njeri?

Gëzim Llojdia:Poezia e parë është marre nga Kalendari Kombiar 1900 :e dyta Bjene telat nga Lasgushi .Përkthyesi Reshat ka qen stenograf ka punuar me Petro Markon te gazeta  Bashkimi i cili e ka mbrojtur disa here. Kishte kulture dhe ishte anëtar i BK dhe më vonë mbështetës i Lek Zogut ka punuar edhe për gazetën e Legaliteti ,libri ka edhe një skice nga shtëpia e Vlorajve e flamurit:ka foto dhe disa faksimile të I.Qemalit si dhe një parathënie te shkruar nga Sefa Vlora.(Shënim një kopje të këtij botim e kam unë)

 Gëzim Llojdia :Prsh Sadik Bejko :Poezia :”Rapsodi Popullore” :Bjene telat :që përkthyesi Reshat Agaj ka vendosur në hyrje të kujtimeve është marrë nga vëllimi poetik :”Ylli i zemrës “Bukuresht 1937.

2.

Teki Gjonzeneli nga Tragjasi i Vlorës me banim në Kenosha SH.B.A. Ish i persekutuar i regjimit. Dhëndër i familjes Agaj,më dhuroi një vit më parë një ndër botimet e rralla. Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000copët   në gjuhën  shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja  Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto  të dhëna: The Memoirs of  Ismail Kemal Bey  që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin  që në këtë rast është  Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA

3.

Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim:u kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjtë të Scanderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.

4.

Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ ngaqytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/Etëgëzoçna të mjerët./ Ti që kur dolenëjetë/, Që  kur bërinënadjalë,/ Kokën e mbajtepërpietë/Edhe shpirtin zjarr e valë.

(Nga  Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)

Poezia e dytë që është renditur pas kësaj  i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Reshat Agaj me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël: qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë, rrëfen kohën dhe si i përktheu kujtimet e Ismail beut. Mirëpo ky rrëfim nuk vjen në këtë botim të vitit 1968 botimi i Kanadas, por gjendet në librin me kujtime të Reshat Agaj “Vëllai i pengut”. Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit. Përshkrimi i R. Agaj është ky. Një ditë nëntori të vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus më ra pas krahëve dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, më shumë nga pakujdesia e shoferit të autobusit, se sa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë, i goditur nga pas, instiktivisht, Zoti më mësoi të vë dorën time në balle dhe duke rënë përtokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dëm, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shumë sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe pejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohe. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pak dhe pas dy javëve nuk më dhembte si me parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boriçit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tërë paratë që mblodhëm nga shitja e më se dyqind copave dhe të tjerat që ai ka shitur me vonë. Ato copë libra që mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit në Ottava, që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin më vonë ose, në qoftë se do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet që pata me rastin e punës time letrare, e para në jetë, ishte kënaqësia që më dha recensioni i të ndjerit Prof. Nexhat Peshkëpia në gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, i cili midis të tjerave shkroi: “Bravo! Të lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, që mora nga Mbreti Leka i Parë nga Spanja, midis të tjerave, ai më shkruante: “Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara të huajve”. Si duket atyre të Ministrisë se Jashtme në Londër u kishte ardhur shumë mirë, se Ismail Beu kishte qenë miku i tyre i ngushtë dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm në sajë të interesimit të veçantë të anglezëve e veçanërisht të William Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, që shkroi e redaktoi kujtimet në anglisht dhe bëri punën më të madhe.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.